
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Zona O” të gazetarit Milaim Zeka në Top News u shpreh se “askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite më shumë sesa Ilir Meta”.
“Askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite sesa Ilir Meta. Është bërë pjesë e koalicionit qeverisë në mandatin e parë, është bërë president në mandatin e dytë. Dhe kjo simbioz vazhdon.” – u shpreh ai.
Basha: “Të gjitha akuzat e Metës ndaj meje janë një trillium. Është tashmë fakt i njohur jo vetëm nga demokratët, por dhe nga publik i gjerë që Ilir Meta vazhdon të ekzistojë politikisht për aq sa ekziston akoma. Se ka shumë që thonë që nuk ekziston më, është fundi i rrugës së tij, për shkak të trafikimit që i ka bërë votave dhe influencës së demokratëve. Mos harroni që në 2013-ën, pasi u denoncua nga zoti Rama për videon e famshme që shkaktoi dhe 21 janarin, u përqafua nga zoti Rama. Shumë thonë për arsye të një këmbimi imuniteti nga pasojat e veprimeve të tij të mëparshme. Dhe më pas po me lojërat e tij politike, po nga Edi Rama u zgjodh president i Republikës. Pra, askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite sesa Ilir Meta. Është bërë pjesë e koalicionit qeverisë në mandatin e parë, është bërë president në mandatin e dytë. Dhe kjo simbioz vazhdon. Ju e mbani mend tërsëllimën me të cilën nisi çështja e hetimit të spiunit I.M. E kam fjalën në anën institucionale të çështjes. Pra, në momentin që diçka futet në rrjedhën institucionale, institucionet duhet ta nxjerrin haptazi se cila është e vërteta. Dhe në veçanti autoriteti i dosjeve nuk mund të fle mbi këtë dosje, që vet e denoncuan, vet e çuan tek kryetarja e Kuvendit dhe nga këtu thirrja ime është e qartë: ose të nxjerrin dosjen, ose t’i kërkojnë falje Ilir Metës. Sigurisht nëse ndodh e dyta, është pazari tjetër i Edi Ramës me Ilir Metën.”
Ilir Meta nuk merr asnje Deputet vitin tjeter. Edhe Luli ne ate rruge eshte. Saliu mund te marri nja 30 cope. Adriatik Lapaj 2, Qorri 1, dhe nje tjeter 1. Keta jane te gjithe ku i therret qameti.
Ore po sikur nuk thote njeri njeri gje per popullin ne Shqiperi! Ne te gjithe boten politikanet flasin dhe bejne sikur merakosen per popullin. Ne Shqiperi, politikanet as nuk e permendin fare. Keta flasin per perfitimet dhe humbjet e tyre si politikane sikur kjo eshte themelorja! Perfundimisht, duhen zhdukur te gjithe keta plehra. Mjere ai popull i vuajtur qe eshte lene ne mes te kater rrugeve! Rama eshte bere fodull, na numeron ne kur vijme ne Shqiperi, dhe sillet sikur i di te gjitha edhe pse ka ofruar te korruptuarit mbas vetes; opozita me Saliun dhe Meten as nuk pretendojne me te flasin per popullin fare! Kane hallet se mos ua merr dikush pasurite! Sistemi Shqiptar eshte sistem "fjalesh" dhe thashethemesh dhe ne fudn te fundit populli do vuaje!
Ben, nqs i mat politikanët nga të “ përmendurit e ose të menduarit e popullit” i vetmi që jo i mendon po bën shumë për popullin është Edi Rama. Nuk jam në shumë gjëra dakord me Edi Ramën, është vërtet ashtu që ka rreth e rrotull të korruptuar, po cili nuk e ka mbajtur pushtetin me të korruptuar bile dhe me kriminel rreth e rrotull?! Po të paktën Edi Rama nuk e ka rahur popullin, nuk e ka vrarë si në 21 Janar në Bulevard, nuk e ka hedhur në erë si në Gerdec, nuk i ka vjedhur parat si me Piramidat etj etj siç ka bërë jo PD po Sali Berisha???? Edi Rama po bën për këtë vend atë që nuk u bë nga 1992 deri në 2013. Shqipëria u vodh u shkatërrua, u çarësimua, u shkatërrua shëndetësia nuk ngeli gjë që nuk u bë skrap nga djerësa e prindërve tanë, nuk ngeli pyll pa u prere, nuk ngeli lume pa u rrjepur … nuk di çfare të rendis më pare. Ka plot gabime për tu thënë me gojën plot që kjo qeveri po bën po kur nuk funksionon opozita qeveria bën qejf, misioni i opozitës është të shikoj punët e qeveris po më thuaj kujt nga opozita i intereson kjo, askujt. Prandaj jemi kështu siç jemi. Faji është i opozitës e cila duhet të ringrihet jo me vjetërsira po të gjej djem e vajza të reja që ta drejtojnë. Për mendimin tim PS do ti ishte harruar emri po të mos ishte Edi Rama. Prandaj opozita duhet të ribëhet jo të vij vërdall me vjetërsira po të gjej rrugë të reja.