Ilir Meta: Më akuzojnë ata që marrin nga 20 like, thonë jam diktator. Unë i jap numrin e telefonit dhe Çimit nga Rrogozhina‘

22 Prill 2024, 19:23Politika TEMA
Ilir Meta: Më akuzojnë ata që marrin nga 20 like, thonë jam

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në një takim me delegatë të forcës së tij politike në qytetin e Durrësit ditën e sotme.

Nga atje ai ka deklaruar se ka dëgjuar që “Ilir Meta është bërë diktator”, nga persona që ai vetë i ka promovuar.

Ai shtoi se po këta persona sot marrin 20 ose 30 ‘like’ në postimet e tyre në rrjetet sociale, kur sipas tij duhet të ndërvepronin me mijëra qytetarë si ai vetë.

Meta vijoi duke thënë se ka hasur arrogancë në opozitë dhe se disa persona “flirtojnë” me qeverinë, bashkitë dhe drejtorët në pushtet duke bërë “dopio lojëra”.

“Kam dëgjuar që Ilir Meta është bërë diktator kohët e fundit. Këtë e kam dëgjuar nga njerëz që kanë patur mbështetjen time për t’u promovuar, por për fat të keq kur ata bëjnë ndonjë postim nuk kanë as 20 like, kur secili duhet të kishte 3-4 mijë qytetarë që të komunikojnë sic komunikon Ilir Meta që i jep numrin edhe Çimit të Rrogozhinës. President do ma japësh numrin tha, ta jep presidenti ty.

Unë kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë nga opozita, vetëm këto vite e kam parë. Mesa duket disa persona në opozitë ndihen komodë aty dhe duke bërë ndonjë flirt me bashkinë këtu e atje, me qeverinë e drejtorë dhe duke bërë dopio lojëra. Ne kemi nevojë për njerëz me karakter”, u shpreh ai.

3 Komente

  1. D
    Doktori i SOCIOPATISE

    Po cfare diktatori ti mor bole,ti je hajdut,spijun,mashtrus,frikacak,pa identitet,rrugac me pushtet,behu gati per burg,o bole,qe na rrufsh bolet

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nata

      Eh Like, u trete, Ike , nuk e ke te lehte, vetem Çimi te ka mbet!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dursakja

        Ta që na prezantua orina Tani që e njohëm kush është Meta, mendojmë se kush na paska drejtuar dhe sa karagjoz paskan qene ato që i kanë shkuar pas. Fatalitet që këta janë politikanët tanë. Mallkuar qofshin që nëpërkëmbin këtë popull, dinjitetin dhe sakrificat e njërëzve të urtë të këtij vendi!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje