Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin, kush janë anëtarët e propozuar nga PS

22 Prill 2024, 15:39Politika TEMA
Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin, kush janë

PS ka propozuar 6 anëtarët e saj për Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin. Në krye të komisionit PS ka propozuar deputetin Erion Braçe.

Ndërsa emrat e tjerë për anëtarë të Komisionit janë Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.

Më datë 11 prill, në parlament u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër ngritja e Komisionit për Dezinformimin.

Ky komision pritet të ketë si qëllim për të mbikëqyrur veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

 

1 Komente

  1. R
    Real

    Po ku e gjeni pajtimin me kushtetuten te ketij komisioni. Kjo eshte tentative per kontrollin mbi organet bixhim te drejtesise se re.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje