U pyet mbi 3 orë nga SPAK, flet ish këshilltari i Ilir Metës: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore

22 Prill 2024, 14:00Politika TEMA
U pyet mbi 3 orë nga SPAK, flet ish këshilltari i Ilir Metës:

Pas rreth katër orësh, ish-këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni ka dalë nga zyra e SPAK.

Para gazetarëve ai nuk ka dhënë detaje se për çfarë është pyetur duke thënë se është vetë avokat, dhe e di mirë se nuk duhet të flasë në lidhje me atë që ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme.

“Unë  kam qenë në disa pozicione shtetërore të jenë bashkëpunues dhe mbështetës të punës së SPAK.

Prezenca ime këtu ka të bëjë pikërisht me mbështetjen që i duhet dhënë këtij institucioni për  të përmbushur shpresat e shqiptarëve.  Shqiptarët kanë shpresë te SPAK dhe SPAK duhet të punoj fort për të dhënë rezultatin. 

U pyeta në cilësinë e të angazhuarit në pozicione shtetërore. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish-presidentit Meta sepse unë nuk kam qenë në kontakt me Metën gjatë presidencës”, -tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Kujtojmë se Ralf Gjoni ka mbajtur detyrën e këshilltarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në LSI, ndërsa në vitin 2019 ai u bë pjesë e Kuvendit si deputet i LSI, në atë që njihej si “opozita e re”.

5 Komente

  1. A
    A.pazari

    Ilir? Edhe ky spiun? Do thirret ne konvente? Nga fjalet duket sikur ta ka rrase golin.

    Përgjigjjuni
    1. 5
      5G

      Unë kam qenë në disa pozicione shtetërore të jenë bashkëpunues dhe mbështetës të punës së SPAK.??! Di njeri të na e përkthejë çfarë ka dashur të thotë autori?!

      Përgjigjjuni
      1. t
        treni

        Duhet ta perkthente reporteri i gazetes Tema, por reporteri eshte me hajvan se Ralfi dhe Meta. Gjysma e njerezve jane analfabete funksionale

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati i vertete.

          Dhe ne vazhdim nuk del se ne cfare pozicionesh shteterore ka qene se asnje nga ato qe permend nuk jane pozicione shteterore,me duket se eshte trembur aty mbrenda e nuk di cfare flet.

          Përgjigjjuni
          1. 7
            7 G

            Ka qene ndermjetes i zenit dhe metes qe conin $ me thase nga banka kredins e mbeses liries lirie hana taci ndragetes.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje