Kryeministri Edi Rama do të nis një tur takimesh me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Burimet bëjnë me dije se ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj.
Aktualisht në Athinë, në takime me përfaqësues të strukturave të Partisë Socialsite atje ndodhet Blendi Klosi, Sekretari Organizativ i PS.
Për këtë qëllim, Klosi dhe drejtues të tjerë socialistë ndodheshin në Athinë, ku patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jetojnë atje.
“Në Athinë me Mirelën, Adrianin, Laertin dhe strukturat e Partisë Socialiste dega Greqi, një pjesë tepër e rëndësishme e familjes sonë politike, në kuadër të procesit të rienergjizimit që përfshin edhe strukturat tona në diasporë. PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo”, shkruan Klosi në Facebook.
Edi Rama nuk ka nevoje te harxhoje kohe ne takime me bashkeatdhetaret neper bote, sepse propozimi eshte kudo i njejte me fare pak ndryshime: Shqipёria ka nevojё sё pari pёr pastrimin e Kushtetutёs sё Republikes nga ndёrhyrjet e bёra pas "Marrёveshjes Berisha-Rama" tё 23 prillit 2008. Sё dyti, Kushtetua e Republikёs sё Shqipёrisё duhet tё rindёrtohet mbi bazёn e funksionimit tё mekanizmit tё kontrollit dhe balancimit tё tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqёsorit. Nё Pushtetin Legjislativ duhet tё zgjidhen jo mё shume se 101 deputetё me votim tё fshehtё, direkt nga populli. Pёr tё rregulluar balancёn e prishur nga fuqizimi i qёllimshёm korruptiv i Pushtetit Ekzekutiv, duhet tё ngrihet roli i Pushtetit Legjislativ (Kuvendi i Shqipёrisё) duke vёnё nё krye tё tij kryetarin e partisё qё fiton zgjedhjet. Nё krye tё Pushteti Ekzekutiv mund tё zgjidhet njё ekonomist me integritet profesional dhe aftёsi menaxhuese tё spikatura nё praktikё. Roli i Pushtetit Gjyqёsor duhet tё ngrihet me venien nё krye tё tij tё Presidentit tё Republikёs, me profesion jurist konstitucionalist, i zgjedhur me votim direkt nga populli.
Hipokriti fillon turin e takimeve me diasporen, por te drejten e votes nuk ua jep. Duket se nuk do kete tur takimesh, por eshte kamuflluar vizita ne Athine nuk dihet se per cfare. Ndoshta do kete nje takim me krye ministrin grek ku do kemi nje kthim si djali plang prishes