“Mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë”, ambasadori i BE-së: Puna e tyre, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria

22 Prill 2024, 16:57Politika TEMA
“Mbështesim plotësisht institucionet e reja të

Ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato ka shprehur mbështetjen për institucionet drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se puna e tyre është çelësi për të çrrënjosur korrupsionin nga vendi.


“Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët.

Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Në komitetin drejtues të projektit #EU4Justice, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre.

Dhënia në kohë, efektive dhe transparente e drejtësisë është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi”, shkruhet në postim.

 

Lini një Përgjigje