Basha: Nëse duam të mundim Ramën, duhet të shkëputemi nga aspektet e së kaluarës

31 Mars 2024, 19:00Politika TEMA
Basha: Nëse duam të mundim Ramën, duhet të shkëputemi

Janë përmbyllur zgjedhjet në degën nr 1 në Tiranë. Astrit Jegeni dhe Fatos Mehmetaj janë dy kandidatët e përzgjedhur.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës 1, tha se ky ishte një moment që pak kohë më parë nuk imagjinohej që një proces i tillë të ishte në përfundim, duke pasur parasysh 2.5 vite luftë brenda demokratëve.

“Kjo degë vjen në këtë moment pas 2.5 vite agresion ndaj vlerave e parimeve të rrënjosura në ne si demokratë.

U adoptua gjuha e kundërshtarit politik për te sulmuar demokratët pasi zgjodhën të qëndrojnë krah vlerave të perëndimit dhe krah aleancës me SHBA.

Ndaj ka qenë kaq e vështirë. Shumëkush do të kishte vëmë bast se kjo mbrëmje nuk do të vinte. Mesa duket u prit ky moment i skadimit të oportunistëve të PD për të nxjerrë në p-ah vlerat dhe virtytet e PD.

Beteja po bëhet që rinia demokrate të dalë në rreshtin e parë.

Nëse doni të mundim Ramën duhet të shkëputemi nga aspektet e së kaluarës që na mbajnë mbërthyer para syve të shqiptarëve, por dikush zgjodhi rehatinë dhe karrigen.

Ka edhe një aspekt tjetër, 15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mban vulën e demokratëve shqiptar, jo vulë të personalizuar”, tha Basha.

5 Komente

  1. L
    Lani

    Shikoni cfarë do na servirni ne popullit dhe jo të na premtoni se do rëzoni Ramën. Nuk i rruhet njeriu u rrëzua Rama apo jo.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Portokall

      Po ti je pjese e te kaluares a.....

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Dmth....harroni cfarë bëmë.... nuk mund ta thuash to o kërrmë. Ti duhet të japësh llogari dhe jo të bësh sikur nuk ka ndodhur gjë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Po ben amnistia per bemat e tua o idiote me brire qe nuk ke dy pare mend ,ato qe ke bere nuk jane e kaluara por tremore qe je antishqiptar ,ke vjedhur ,ke vrar ,ke shitur atdheun per interessati e tua dhe te la governo te tu ,e mbushe parlamenti me medioker se u more para qe te mbushen xhepin o I trasferimenti,populli nuk haron o i pa bere,nuk e rezon dot Edi Ramen ,nuk e Rezzato kur ishit basket jo tani qe jeni bere kasht e koqe .o fytyr taverna.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Ky eshte b:: le komplet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje