Izolimi dhe protestat poshtë ballkonit, Basha flet për Berishën: Nuk më vjen mirë ta shoh në atë pozitë, rruga që zgjodhi dëmtoi interesat e PD

30 Mars 2024, 23:00Politika TEMA
Izolimi dhe protestat poshtë ballkonit, Basha flet për Berishën:

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se në rrafshin personal, nuk i vjen fare mirë për situatën në të cilën gjendet Sali Berisha.

Basha i ka kërkuar SPAK që çështjen e Berishës ta trajtojë me seriozitet. Ndër të tjera, kryedemokrati tha se rruga ë zgjodhi Berisha dëmton interesat e Shqipërisë.

“Nuk jam unë që ndryshoi qëndrim. Kam qëndrim konstant për Berishën, ka patur privilegjin të drejtojë për një kohë të gjatë të PD. Pa diskutim është vetë historia dhe kjo e rrit përgjegjësinë që nuk duhet të ndërmarrë vendime që dëmtojnë interesat e PD dhe vetë Shqipërisë.

Unë nuk i ndryshoj asgjë atyre që kam thënë. Kam dhënë kontributin tim, por në fund ne matemi me hapat që hedhin në raport dhe në interes të PD.

Rruga që zgjodhi Berisha dëmton interesat e Shqipërisë. Nëse do të kishte ndjekur rrugën që unë  i propozova, PD do të ishte në një gjendje shumë të mirë.

Ka patur një shqetësim te një numër bashkëpunëtorësh, për efektin që do të sjellë. Barra e vendimmarrjes më takonte mua, ndërsa te të tjerët, ka pasur një hipokrizi të madhe.

Nuk kam pritur që të riciklonin akuzat e kundërshtarit. Ka një mençuri, sintezë që thotë që lufta brenda llojit është më e ashpër, e rëndësishme është të jesh i qetë. Ka dy kategori reagimesh, njerëz realisht të mërzitur dhe kalkulativ.  Koha ka filluar ti nxjerrë zbuluar.


Vendimet që duhet të merreshin janë marrë. Që një palë tjetër është mbivendosur dhe në momente të caktuara kanë pretenduar se janë shumicë. Për fat të keq, mbështetja e vetme për këtë qeveri mbeten vendimet e gabuara të Berishës dhe grupit që e mbështet.

Në rrafshin personal nuk më vjen fare mirë ta shoh në këtë situatë, në një rrafsh më të gjerë, kam dy gjëra, e para i japim mbështetje pa kushte drejtësisë dhe drejtësia duhet të tregojë seriozitet”, tha ai në emsionin ‘Kjo Javë’ në News24.

Lini një Përgjigje