Basha: Kryesia e PD miratoi udhezimin per përzgjedhjen e kandidateve

30 Mars 2024, 18:11Politika TEMA

Basha: Kryesia e PD miratoi udhezimin per përzgjedhjen e kandidateve

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se PD do të nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë. “Brenda majit do organizojmë një Kuvend programor, ku do të shpalosim programin politik dhe qeverisës të PD-së.

Vendimmarrjet e PD-së janë udhëhequr gjithmonë nga interesi publik. Beteja jonë nuk është e lehtë. Ikja e shumë njerëzve lidhet me faktin se ka persona që ndjekin interesa të tyre dhe nuk duan të ndjejnë përgjegjësi mbi supet e tyre. Ne jemi koherent si PD zyrtare. Ne nuk bëjmë diçka për karriget tona, por ne besojmë tek interesi i shqiptarëve. Dera është e hapur për këdo që reflekton”, tha ai në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa.

Ndërkaq, Basha shtoi se “PD zyrtare është problem real për Ramën. E vërteta është se protestat nuk na kanë çuar asgjëkund. Edhe PS-në kur ishte në opozitë nuk e çoi kund, e gjitha është humbje energjie. Nëse bëjmë protestë, patjetër do mblidhnim shumë njerëz. Dua të them se më 20 shkurt u bë një protestë dhe u tha se do ishte dita e fundit e Ramës. Por, protestuesit u zhgënjyen sepse nuk ishte dita e fundit e Edi Ramës. Nuk është e rëndësishme kjo, por duhet të hapim mendjen dhe të mendojmë si përcaktohet shumica.

Protestat kanë rezultat, por ngacmon nervin e shoqërisë, por aktualisht nuk kanë rezultat. Unë kam organizuar protesta në krye të PD-së, që kishin rezultat, ndërsa tani kemi protesta hije. As ata nuk janë në gjendje të detyrojnë Edi Ramën për diçka. Shumica dërrmuese e qytetarëve nuk do që Rama të jetë më kryeministër. Një program serioz na çon në qeverisje. Po, në Shqipëri numri i njerëzve që duan rotacion politik është më i madh se i atyre që duan status quo”.

Lini një Përgjigje