Anija shqiptare “Lissus” bllokon gomonen me 24 klandestinë në detin Egje

30 Mars 2024, 18:00Politika TEMA

Anija shqiptare “Lissus” bllokon gomonen me 24 klandestinë

Anija shqiptare “Lissus” po vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës, në kuadër të misionit “SeaGuardian” në detin Egje.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot në rrjetet sociale momente nga operacioni i kapjes së një gomoneje me 24 persona në bord.

“Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, konstatoi një gomone me 24 persona në bord, të cilën pas koordinimit me rojën bregdetare turke e greke, ia dorëzoi autoriteteve lokale për procedurat e mëtejshme”, informoi Peleshi.

Anija shqiptare “Lissus” është pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje.

 

1 Komente

  1. b
    barbarosa

    haha niprit e hajredin pashes kapen klandestin ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje