"Basha nuk ka marrë asnjë lekë për pallatin e prishur". Si Rama hodhi poshtë legjendën e berishistëve

21 Korrik 2025, 13:00Politika TEMA

"Basha nuk ka marrë asnjë lekë për pallatin e

Në rubrikën e tij “Sy më sy”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një prej komentuesve që, ndër të tjera, shkruante: “Shumë mirë e dëmshpërbleve Lulin dhe vjehrrin e tij për pallatin në Ujë të Ftohtë”, duke iu referuar çështjes së godinës së shembur në qytetin e Vlorës në vitin 2013, në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës.

Për këtë çështje, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar qeverinë shqiptare, duke vendosur në mënyrë unanime se ajo ka shkelur të drejtat e njeriut dhe duke urdhëruar dëmshpërblim për familjarët e prekur nga prishja e pallatit.

Siç pranoi edhe kryeministri Rama në komunikimin e tij të sotëm, asnjë dëmshpërblim nuk është dhënë dhe nuk do të jepet për këtë çështje, për sa kohë ai është në pushtet.

Ky qëndrim hedh poshtë akuzat e përhapura nga njerëz pranë Berishës, të cilët kanë pretenduar se Basha ka përfituar nga kjo çështje me qëllim diskreditimin e tij në përplasjen e brendshme brenda Partisë Demokratike.

“Për një rast tjetër specifik, për çështjen e dëmshpërblimeve për ndërtimet pa leje… Kur të vijë Luli në pushtet, le ta bëjë. Ka shumë të tjerë para Lulit për dëmshpërblim. Sa të jem unë, kjo nuk do të ndodhë. More Lul, ku je mor artist, u bë shumë kohë që s’të shoh. S’më ndoqe që s’më ndoqe, mbete atje, te 7 herë 7!”, u shpreh Rama.

 

12 Komente

  1. O
    O rameee ku i ke shoket,o luleee po ku jeeee

    Mire per lulin na mbushe mendjen,po per kacurrelat e salianjit si nuk e pyet asnje...

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Po pse edhe per kacurrelat e Salianjit, Rama e ka fajin?

      Përgjigjjuni
    2. D
      Doda

      Po pse duhet ti dhjese Rama kacurrelat e Salianit apo ska ku e ben

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrelat

        Po pse mo "0 rameee ku i...." edhe per kaçurrelat e salianjit duhet te pergjigjet Rama?! Aman mo se na e hapet barkun...deri ku ka shkuar budallalleku, ruajna o Zot!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te keqen grida sillu mire ne burg,mos e kap sapuni

          Jo jo per kacurelat e salianjit duhet te pergjigjet grida se ajo i dha nga qimet e veta,ka edhe burgjet nen komande

          Përgjigjjuni
        2. T
          Teo

          Keshtu the dhe per Bechetin.

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Becheti ka marre kete timin deri tani. Ceshtja eshte ne gjykate dhe ai ka zero gjasa qe te fitoje, pasi nuk ka permbushur asnje pike te kontrates qe vete e shkruajti dhe Saliu e vulosi. Heren e pare, gjykata vendosi ne favor te tij, pasi perfaqesuesi i qeverise nuk u paraqit

            Përgjigjjuni
          2. d
            drejtesi e munguar

            Ne qoftese ka vendim te Gjykates Europiane ,per prishjen e palltit te ndertuar ne Ujin e Ftohte,shpejt a vone parat do te jepen.Ne mos Qeveria e sotme do te vine te tjerat te zbatojne vendimin.Eshte ne nderin e K/ministrit qe ai demshperblim i caktuar nga Gjykata te jepet nga personi qe shkeli ligjin.Shteti nuk duhet te jete rumpalle.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Laura

              Po shqipetaret e shkrete qe kishin blere hyrjet tek pallati ne fjale? Pallati ishte nje shpifje e vertete, por a u pa kush kishte dhene lejen? Jo ata te zinjte qe hedhin firmen, por ata qe vendosin. A u paguan njerezit e pafajshem? Pjesa me e madhe jane emigrante qe u ka rrene kurrizi ne pune. Respekt ju lutem! Fillojeni nga A-ja, nga toka tek pronari. Filloni te vini Drejtesi! Flisni per universitete.. filloni me drejtesine: dergoni te rinj te afte me bursa ne universitet me te mira te Europes (te jeni te sigurt qe djemte e mamit o te babit nuk e bejne dot.. e kam pare me syte e ballit. Erdhen me bursa tejet te majme femije ministrash etc dhe ngelen te gjithe. Erdhen me te gjitha 10, por ishin 10 boshe. Tani e kane kuptuar dhe shkojne ne zniversitete private o per master.. tani jane deng ne leke.. dhe praoe se prape i duan letrat. Nese nuk vihet drejtesi, te miret do ikin nga syte kembet. Drejtesia dhe besimi jane te domosdoshem. Ju vjen per mbare te beni tavola rasa, fillojeni me drejtesine e jo me njerezit e thjeshte qe perpiqen e luftojne per buken e gojes.

              Përgjigjjuni
              1. v
                vezhguesi

                Koment shume i drejte. Shkaterrimi i shkolles eshte njera nga veprat "madhore" te doktorr "penicilines", perpos shume te tjerave qe disa nga me kryesoret po perpiqem qe ti rradhis ketu me poshte. Problemet ne Shqiperi filluan me zaptimin dhe tjetersimin e prones duke krijuar nje katrahure, pa llogaritur ate te mbivendosjeve, pasi arkivat qe kane qene te pa prekura qe ne kohen e turkut dhe u ruajten nga te gjitha regjimet, perfshi edhe ate te Enverit, u shkaterruan dhe u dogjen nga Sali Berisha dhe hordhite e tij me qellimin e vetem qe te vidhnin cdo gje qe te mundnin. Nje tjeter problem madhor ishte mos kthimi i prones, sidomos tokave bujqesore tek ish pronaret qe e ktheu vendin 300 vjet mbrapa. Pse e them kete? Ne bujqesi, toka eshte kapitali kryesor. Nese ajo copetohet ne ngastra te vogla, sic u be ne kohen e Saliut, (qe ky te merrte votat e fshatareve) humbet mundesia per te bere investime kapitale me makineri e paisje bujqesore qe vetem nje pronar i madh do kete mundesi qe ti bleje. Kjo eshte ne vazhden e rregullave te kapitalizmit per te cilat shoku Sali, si Sekretar i organizates baze te PPSH-se per spitalin qendror dhe fakultetin e mjekesise, nuk kishte mundesi qe ti dinte. Paralelisht me shkaterrimin e fshatit, shoku Sali dha nje kontribut te pashoq ne shkaterrimin e tere atyre fabrikave dhe uzinave qe Enveri i ndertoi me paret e popullit. Te tera paisjet e makinerite e tyre u shiten per skrap ne Malin e Zi. Bole edhe shinat e trenit u vodhen dhe perfunduan ne te njejtin vend. Hapi tjeter qe ndermori shoku Sali ishte shkaterrimi i gjygjesorit, per te cilin nuk po zgjatem se e di edhe me i humburi se si u mbush me militante me dy gishtat perpjete qe kishin mbaruar Universitetet pa marre as diplomen e shkolles se mesme dhe bile ne raste te vecanta, per "merita" te medha ne ngritjen e dy gishtave dhe krijimin e kengeve per Saliun, nuk kishin as shkollen tetevjecare, por ama mbaruan me shume "sukses" shkollen e plepave duke qendruar ne maje te plepave ne Durres. Meqe fola per universitetet me siper, duhet te shtoj se hapja e shume universiteteve private deri ne Kukes e Peshkopi, dukefilluar nga i famshmi Kristal, beri qe turma laramane me dy gishtat perpjete te marrin tituj shkencore dhe diploma qe na i kishte "zili" e gjithe bota. Pra e nderuara Laura, keto bema te Salut po i paguajme ne dhe brezat qe do vijne dhe me e bukura, zoti Rama na ben lloqe pazari duke bere ligje per Vetingun dhe duke futur ne burg te gjithe peshqit e vegjel, sidomos nga krahu i vet dhe ndonje peshkaqeni si Ilir Meta, por ka lene te livadhise si ti doje qejfi balenen Sali Shiqere Ram Berisha, kete kriminel qe ka ne duart e tija dhe te familjes gjakun e mijera djem e vajzave te reja qe humben jeten ne 1997-ten dhe shume te tjere, perfshi edhe femije ne rastin famekeq te Gerdecit. Eshte kjo aresyeja qe shume shqiptare, sidomos inteligjenca u larguan nga vendi sapo ju hap mundesia e pare duke lene hapesira boshe per injorantet kokebosh me dy gishtat perpjete, veshur me kostume firmato qe si aftesi kryesore kane ate te puthjes se prapanices se Saliut dhe aftesive madhore ne vjedhjen qe i kane bere dhe i bejne cdo dite popullit fukara, por qe kurre nuk harrojne te shajne komunizmin dhe Enverin, packa se ky i fundit, sado kriminel e maskara qe paska qene, femijeve ju la noc rrokun dhe e shoqja vdiq ne nje haur qe e kishin kthyer ne shtepi andej nga fundi i Laprakes.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shtet rrumpalle

                Ashtu u tha edhe per Beketin? Keshtu dhe per vjehrrin e Lulit. Po per Gledis Nanon qe fitoi 100 milon leke per shkarkim te paligjshem, cfare mund te thuhet??? Pastaj une nuk e mora vesh a ishte doreheqje e tij, sic u paraqit atehere apo ishte shkarkim nga ministri???? Se po qe keshtu edhe te gjithe te dorehequrit neper bashki qe kane status, do te shperblehen nga shtreti pas ankimimit te tyre.!!!

                Përgjigjjuni
                1. X
                  XXXL

                  Ramut a e ka fituar Luli dhe vjerri i tij tashme i vdekur Gjyqin ne Strasburg per pallatin e prishur i ndertuar PA Leje nje pjese edhe brenda ne det (duke i marre token) apo jo, kete na thuaj ti. Para Lulit paska shume te tjere qe do te cdemtoje Qeveriu me vendimet e fituara ne Gjykaten e Strasburgut, pra 15 milion euro Lulushi dhe familjaret e tij do t'i marrin ato dhe jane ne rradhe... Ne Gjykaten e Strasburgut ti legen dhe i pafytyre nuk dergove perfaqesues te Qeverise per te mbrojtur shtetin shqiptar e bere me qellim qe Luli te fitonte pa as me te voglin problem demshperblimin nga taksat e qytekareve shqiptare qe te lene ne pushtet je diktator, Lukashenko shqiptar.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje