VIDEO/ Berisha i rikthehet sulmeve ndaj gjyqtares Gjoka: Irena, është dënuar në Greqi në burg, por e ka fshehur

21 Korrik 2025, 10:47Politika TEMA
VIDEO/ Berisha i rikthehet sulmeve ndaj gjyqtares Gjoka: Irena, është

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren e dosjes së tij, Irena Gjoka duke deklaruar se magjistratja është dënuar në Greqi në burg, por sipas ish-kryeministrit e ka mbajtur të fshehtë.

Sali Berisha: Irena Dumani, ta quajmë kështu më mirë, se e kuptojnë më mirë njerëzit, është e dënuar me burg nga Gjykata e Janinës.

Këtë Irena Dumani e ka fshehur, e ka thirrur Altin Troplinin tani në mbështetje, nëse jam unë apo s’jam unë. Altin Troplini do të thotë se kjo e dënuara për të cilën dëshmon edhe vula apostile e Gjykatës së Janinës, është Irena, s’është Irena.

E kuptoni se çfarë horrash janë, si e si të mbrojnë llumin në sistemin e drejtësisë të bëhen fytyra e shëmtuar e një sistemi.

Irena, të cilën Altin Troplini nuk guxon ndonëse është paditur me emër, padia është bërë me emrin e Irena Dumanit, ai nuk guxon të hapë padinë me emër dhe ta mbajë nja 2-3 vite sa të vërtetoj këtë apo atë. Irena është dënuar me burg 3 muaj dhe këtë e ka fshehur, nuk e ka treguar në dokumentet e deklarimit të vetting dhe pasuri.

4 Komente

  1. k
    k

    Maloku tani ka hyre ne histori si njeriu më i keq i të gjitha kohërave .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      Hajdut, vrases, gjak prishur dhe i damkosur non grada me familje non grada. Ke fetyre te flasish per te tjere. Kerme! Ne burg maskaran.

      Përgjigjjuni
      1. e
        eli-tiv

        ...Do ti dale shpirti duke share...kushtu e pafshim te lehe si qen i zgjebosur ..

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Gerdeci

          kush ma sqaron mua si ka Mundesi qe shefi i SPAK Zoti Altin Dumani lejon qe nje kriminel ti thot Altin Troplini? jam pa fjal dhe un personalisht nuk do kisha schanz ne Bot ti vija epitetin nje Personaliteti kaq i rendesishen e ti vija mbiemrin Escobar. do me shkrinin me familie komplet. Si ka mundesi ky pler qe esht kaq i fort????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje