Kryeministri Rama mbrojti koncesionet e Qeverisë.
Ai tha se koncesionet kanë zhvilluar vendin, duke përmendur "Rrugën e Arbrit', atë të sterilizimit që është nën hetim nga SPAK, si dhe inceneratorët, që gjithashtu janë nën hetim nga SPAK.
“Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën.
Koncesionet që kemi dhënë, nuk do t’i lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar.
Oo koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza.
Pavarësisht se në ndonjë rast ka pasur edhe ndonjë gjë që s’ka shkuar, por koncesionet që kemi bërë ne kanë bërë të mundur Rrugën e Arbrit pa asnjë kosto, zero për qytetarët, pastrimin e qyteteve tona pa asnjë kosto.
Krahasuar se çfarë ndodh me kostot e pastrimit dhe trajtimit të mbtejeve në vendet e tjera, ne e kemi nën 30 euro. Në vendet e tjera nuk nis pa 100 euro për ton.
Kemi bërë të mundur sterilizimin e instrumenteve mjekësorë në spitale, rënien drastike të infeksioneve post respiratorë, pavarësisht se çfarë thuhet.
Të gjitha këto pa kosto, pa fatura për publikun. Kur dikush shkon në spital dhe hyn në operacion, apo bën analizë nuk paguan, zero.
Ndërkohë që dikur ishte ndryshe. Nuk kam asnjë problem, sa i përket Bankersit, apo kush e ka bërë Bankersin, dhe çfarëdolloj emri që mund të gjesh nëpër rrugët historike të ekonomisë Shqipërisë dhe kush i ka vënë emra apo kush ka lidhje me ato emra”, tha Rama.
Po normal qe do i ribeje koncesionet se ke marre pjesen tende. Prej asaj pjeset tende dhe te ministrave te tu nuk jane eficente ato koncesione. Me shume mbeturina u dogjen nga zjarri ne Elbasan para dy javesh se sa ka djegur inceneratori qe kur eshte hapur.
Për sa kohë merr votat tall Riken si të të teket. Ti mund të jesh legen burrë por populli që te voton është më legen. Dihet si janë shqiptarët, e ka treguar historia.
Inceneratorët pastruan qytetet!!!??? Si i pastruan kur ata nuk punuan asnjë ditë?....... . Ky më duket se nuk e njeh gjëndjen fare.
fiks ,cmenduri komplet
Kjo parrule famekeqe se inceneratore pasruan qytetin nuk qendron si duhet ne realitet.Ne Elbasan jane djegur ne natyre cdo gjshte muaj apo vit mijra ton plehra, ku shkoi ai gaz helmues...ne mushkurite e gjakun e qytetareve ne ajrin e atij qyteti ne zemer te Shqiperise.Kush pergjigjet ligjerisht per keto shperthime zjarri per afro 10 dite resht?