VIDEO/ Kritika mbi kohën e zgjedhur për aksionin e lirimit të hapësirave publike, Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë një ekspansion të njësive të shërbimit

21 Korrik 2025, 08:40Politika TEMA
VIDEO/ Kritika mbi kohën e zgjedhur për aksionin e lirimit të

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sot rubrikën “Sy m’Sy” ku në një lidhje live nga rrjetet sociale iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët.

“Pjesa më e madhe e kohëve të fundit janë pikërisht për lirimin e hapësirave publike dhe po e nis me atë që kapen ata me zë kritik” Pse tani?”.

Në zgjedhje për herë të parë isha pjesë e skuadrës së Tiranës, e ndryshe nga fushatat e tjera kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh e kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna.
Kam vënë re dy gjëra që më bënë shumë përshtypje, një transformimi i madh pozitiv që ka pësuar kryeqyteti, edhe në territore periferike, por nga ana tjetër negative në aspektin e një ekspansioni të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike. Kjo ishte baza e një shqetësimi”, tha ai.

4 Komente

  1. K
    Klodi

    Ky te fyen inteligjencen. Tu desh te beheshe pjese e skuadres qe te njihje Tiranen?! Ku jetoje deri tani, air albanian nuk e shikoje, Kastratin qe ke hyre ne liqem nuk e shikon, lulishtet qe jane kthyer ne pallate nuk i shikoje? Mire se erdhe ne Tr

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maduba

      Pra vetem ky sheh, ky vendos , ky vulos. Po ata te tjeret qe I ke skuader e qe I paguajme ? Mire ne Tr e paska fajin Lali, po ne gjithe Shqiperine? Po institucionet qe nuk funksionojne? Jeni ju Z. Rama drejtuesi dhe nuk mund te flitet keshtu.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi_I

        Ore hapesirat publike qe te kane kerkuar jane parqet, parkimet, dhe sheshet e pallateve qe ti po i jep ndertim shokeve te ty. Pastaj pas tyre jane trotuaret per shitesit ambulant.

        Përgjigjjuni
        1. 0
          007

          Ju keni një gabim kolosal ,njëshi është zero fyl, Puna bëhet në ansammbël ,mos u gënjeni se çdo gjë do t'a kontrolloni i vetëm ,Ju jeni për të lëvizur çdo nyje të gjymtyreve qeverisëse ,,ata që janë mëpër degët e trungut të pemës firmosin në bordero jo për karriken e besuar nga ju ose nomenklaturar përkatëse trungu pa degët feri në gjethe nuk duhet lënë të zverdhen nga kontrolli i cekët ,dhe pastaj të përcillen në SPAK apo gjykata ,gjyqesoa e cekët dhe pa thelb është më mirë të mos bëhet sepse populli zhotë "shih rrushi rrushin dhe piqet o zëri " ose në rastin r qeverisjes kalbet i tërë Tashmë është dhumë vonë të mësosh ,janë vite të tërë që rropatët një popull të tërë ,jo rrallë gafat dhe veprimet sporadike japin pasoja me efekt të kundërt.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje