
Gjatë një vizite në Kretë, ministri i Shtetit Taulant Balla ka ndarë një moment mbresëlënës me një sipërmarrës grek, i cili thekson kontributin vendimtar të shqiptarëve në zhvillimin ekonomik të Greqisë.
Në një video të publikuar nga vetë ministri, sipërmarrësi vendas shprehet:
“Po të mos kishin ardhur shqiptarët në Kretë, të cilët janë shumë punëtorë, ekonomia e vendit tonë do të kishte ndaluar. Në çdo investim të ri që bëhet në Kretë, ka shqiptarë të përfshirë, sepse janë punëtorë të shkëlqyer. Edhe sinqerisht, po të mos ishin shqiptarët, ekonomia me të vërtetë do të kishte problem. E sheh këtë shtëpi këtu? Ishte gati për t’u shembur dhe shqiptarët e kanë rikonstruktuar.”
Ministri Balla, duke e shpërndarë këtë moment, shtoi:
“Kjo është e vërteta që grekët thonë për shqiptarët: se shqiptarët janë një popull punëtor dhe po të mos ishin ata, nuk do të ishte kështu ekonomia turistike greke. Kanë ndërtuar gjithçka dhe me duart e tyre mbajnë një peshë të madhe në Greqi.”
Sipas Ballës, kjo dëshmi tregon se Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin. “Greqia dhe ekonomia jonë do të kishin falimentuar pa shqiptarët thotë një sipërmarrës kretan. Kush akoma e dyshon këtë të vërtetë, nuk i ka sytë poshtë ballit dhe mendjen në vendin e duhur. ”
Ky reagim është një tjetër dëshmi e vlerësimit në rritje për kontributin e komunitetit shqiptar në Greqi, veçanërisht në sektorët e ndërtimit, bujqësisë dhe turizmit, ku ata përbëjnë një forcë të rëndësishme të punës.
Nuk e pyete njeher se çfar mendimi kan per politikanet Shqiptar.
Eeee ade kai gamisou paliopousta tourkalvane......oi tourkalvanoi trone ne Greqi aq sa konsumojne minjte e prosferin ne ikonomian greke sa gjisma e pakistanezeve.
Mos ma vini re, sapo më dhjeu papuja në gojë dhe jam shumë i lumtur..
natyrisht ka edhe greke Rocka qe nga pleqeria nuk dine cfare flasin por edhe politikane kellira qe shfrytezojne IQ e ulet te popullit te vet.
Shqiptaret shkuan ne Greqi dhe kudo sepse po vdisnin per bukë (jo per fajin e tyre),kurse tani do na dali se shkuan të shpetojne Greqinë ?
"k" (që me shumë gjasa do të thotë kar), qëllimi i artikullit nuk është ai që thua ti, lexoje edhe një herë se mbase e kupton..
Ndersa Shqiperia eshte tashme e falimentuar. Pa punonjes shqipetare, te ikur nga syte kembet, te zevendesuar me kineze, indiane, filipinas, aftikane e gjithfare llojesh. Me kosto te jeteses kacafiu ku sipas shifrave kostua e ushqimeve eshte me e larte se mesatarja e BE. Ku puntorin e pensionistin s’ka kush ta mbroje ne nje vend pa sindikata, fakt te cilin Kryeministri Rama e vlereson si pozitiv dhe terheqes per investitoret e huaj. Dhe te mendosh qe udheheq nje parti “te majte”….
Lere Taulant Greqine po kthe syte nga Shqiperia!
Eshte ndoshta hera e pare qe jam dakord me Tao Pallen. Greqia nese paguante nder vite shqiptaret me rrogen e merituar dhe jo me lemosh, as do paguanin dot borxhe, as do benin dolce vita me Porsche Cayenne e striptiste, e as grate e tyre do dinin cfare eshte Chanel, Versace e Gucci. Me gjithe ate, shqiptaret kursyen ate page qesharake pak nga pak dhe sot jane aty ku diku ishin pronaret e tyre. Ish-pronaret e tyre sot kerkojne lemosh 50 cent te lozin Kino, ndersa shqiptaret kane biznese. Qe nga rrobaqepsi modeste, furra, sufllaqe, farmaci, deri tek firma ndertimi qe marrin pjese ne tendera publike dhe megaprojekte si "The Hellenikon".
Sa i ditur ky Taulanti.E nxori pa breke ekonomine Greke.Tani do te analizoje edhe ekonomine Italiane dhd pastaj ate Bullgare. E moret vesh se cfare djali ka Shqiperia??!!