Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 nën moderimin e Nisida Tufës për ndjesitë e saj për fitoren që pati në zgjedhjet e 11 Majit.
Tabaku ishte një ndër gratë demokrate më të votuara në qarkun e Tiranës në listat e hapura të PD-së.
Duke mos fshehur kënaqësinë e saj për fitoren në zgjedhje, ajo tha se gara e saj me kandidatin Ilir Alimehemeti ishte e padrejtë.
“Kënaqësia se isha gruaja më e votuar u nda me familjen dhe me pjesëtarët e stafit tim. Kësaj radhe sfida ishte shumë personale nga pikëpamja e votimit, dhe deri në moment të fundit nuk ndjehesha mirë, sfidën e fundit e kisha me një njeri si unë, sic është Ilir Alimehmeti. Kisha ndjesinë e kënaqësisë personale por dhe pak ndjesinë e padrejtësisë për atë që po ndodhte”, tha Tabaku, teksa theksoi se politikën e ka pasur pasion që në fëmijëri.
“Ka qëlluar që 2 javë para zgjedhjeve, apo kur isha në listë të hapur që vendos në pikëpyetje nëse do vazhdosh apo jo. Politikën nuk e kam punë me 8 orarsh, por pasion që fëmijë. Isha apo jo në parlament do vazhdoja të isha në PD.
Por duke qenë se sfida po bëhej e tillë, ishte një vlerësim i punës time në 15 vite, doja që ta kaloja patjetër këtë fazë, por një gjë ishte e sigurt, që dhe në këto momente kur kisha ndonjë pikëpyetje, asnjëherë s’kam patur dyshim se do isha në PD dhe do kisha angazhim politik”, u shpreh demokratja.
Jorida Tabaku: Procesi i numërimit ka qenë sfidues, isha luftarake sepse bëhej fjalë për investimin tim politik dhe profilin që kisha ndërtuar dhe ishte momenti për të parë dhe një bilanc.
Nga procesi ti nuk e kupton si po shkon, por kënaqësia më e madhe ka qenë në raport me fëmijët dhe familjen. Më ka ardhur keq që i përfshiva këtë radhë, sepse ikja herët në mëngjes dhe kthehesha vonë. Dhe kur u thashë që mbaroi ka qenë kënaqësia më e madhe. Do të jem përfaqësuese e qytetarëve në parlament.
Kënaqësia se isha gruaja më e votuar u nda me familjen dhe me pjesëtarët e stafit tim. Kësaj radhe sfida ishte shumë personale nga pikëpamja e votimit, dhe deri në moment të fundit nuk ndjehesha mirë, sfidën e fundit e kisha me një njeri si unë, sic është Ilir Alimehmeti. Kisha ndjesinë e kënaqësisë personale por dhe pak ndjesinë e padrejtësisë për atë që po ndodhte.
Ka qëlluar që 2 javë para zgjedhjeve, apo kur isha në listë të hapur që vendos në pikëpyetje nëse do vazhdosh apo jo. Politikën nuk e kam punë me 8 orarsh, por pasion që fëmijë. Isha apo jo në parlament do vazhdoja të isha në PD. Por duke qenë se sfida po bëhej e tillë, ishte një vlerësim i punës time në 15 vite, doja që ta kaloja patjetër këtë fazë, por një gjë ishte e sigurt, që dhe në këto momente kur kisha ndonjë pikëpyetje, asnjëherë s’kam patur dyshim se do isha në PD dhe do kisha angazhim politik.
Ike moj legene sahan lepirse e Saliut ti dhe lliri me te tjere
Kesaj qe nuk dua t'ja permend as emrin, pas k'cimit te Tropojes, i ka hy aq ne qejf vallja sa tundet e shkundet papushim cdo dite per t'jua ngritur shqiptareve, por hiq.
Por kur je me e votuara cfare dreqin ke qe i lepihesh saliut?!!
Sude Tabaku
Jo Sude tabaku , po zëdhënësja e shefit të Sudes .
E ka pas qejfi politiken qe femije. Qenka dhe kjo nje koqe kandari