I gjithë fisi në betejë/ Reagon edhe djali i tezes së Lapajt, Ana Dajkos, e para në listën e koalicionit

19 Korrik 2025, 21:55Politika TEMA
I gjithë fisi në betejë/ Reagon edhe djali i tezes së

Mes "Shqipëria Bëhet" e udhëhequr nga Adriatik Lapaj dhe "Nisma" e Endri Shabanit, situata sa vjen e agravon. Përveç dy kryetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve respektiv, duket se në betejë janë futur edhe fiset e dy ish- miqve dhe ish-aleatëve. Kështu debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, në qendër të një përplasjeje publike.

Për këtë çështje ka reaguar edhe djali i Ana Dajkos, (Teze e Adriatik Lapajt), e cila ndodhet e para në listën zyrtare të koalicionit.

Në një prononcim për Euronews Albania, ai shpreh keqardhjen për situatën e krijuar dhe thekson se, sipas tij, mandati i takon Adriatik Lapajt.

“Mandati i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i takon zotit Adriatik Lapaj dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet, si më i votuari në listën zgjedhore. Ime më, Ana Dajko, ashtu si 45 kandidatë të tjerë në listën e mbyllur, ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi përpara shpalljes së rezultateve. Pas zhvillimeve të fundit, çdo vendim i mëtejshëm i takon kryesisë së Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’,” – u shpreh ai.

Situata mbetet e tensionuar brenda koalicionit, me rrezik për thellim të krizës politike dhe organizative në radhët e tij. Kujtojmë që ditën e djeshme u publikuan disa audio-kërcënime të simpatizantëve të Lapajt ndaj Endri Shabanit. Ndërkohë e gjitha ka nisur nga "dajo" i Endri Shabanit i cili u dorëhoq nga dorëheqja si kandidat i Listës së mbyllur. Po ditën e djeshme partia e Lapajt nëmërmjet një deklarate kërko që të ulen sërish në tavolinē për të përmbyllur marrëveshjes parazgjedhore, por nga Shabani dhe forca politike që drejton, "Nisma", ende nuk ka asnjë përgjigje. 

8 Komente

  1. A
    Aron

    Keta si cdo parti tjeter sidomos ne opozite e kane parti familjare, jo parti per shqipetaret. Shpresoj qe shqipetaret te zene mend dhe mos te japin me asnje vote tek keto partite e vogla, sepse nuk ia vlen.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kafe e hidhur

      po ci keni keto lajme idiote per personazhe debila..dhe inforrmohuni si gazetar qe jeni..nuk e ka teze,eshte thjesht mamaja e ketij kantidatit per vloren.tingellon bukur teze per tu tallur po mos perfshini persona kot.del e tepron shabani me lapajn..

      Përgjigjjuni
      1. D
        Debatiku

        Po qesh vetem po qesh,

        Përgjigjjuni
        1. r
          rezari

          Bajga jane te dy.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Ku jane ata qe ju dhane voten ketyre Plehrave?

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hopa Tiku Rosaku

              Ti japesh voten Tik Rosakut eshte ose sa ke dale nga shpella dhe nuk di çfare eshte shteti ose ke problème me koken , tjeter shpjegim nuk ka ....

              Përgjigjjuni
              1. J
                Joniani

                Këto klane të reja banditësh , tani pa asnjë pushtet dhe po kërcënojnë njeri tjetrin me vrasje e prerje dhe presione të ndryshme pushtetit . Kur të kenë pushtet do të bëhen shumë të rrezikshëm , prandaj është mirë të eliminohen tani në embrion , pasi do jetë vonë kur të kenë pushtet , do të do të cënojnë demokracinë e brishtë shqiptare .

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Henk

                  Nuk e kuptoj si ka mundësi që më shumë se 60 mijë shqiptarë i dhanë votën një personi si Tik Llapaqeni. Shqiptarët janë me të vërtetë me probleme të theksuara mendore..

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje