Nga Ylli Pata
Sherri i ashpër që shpërtheu këto ditë për një kolltuk deputeti ndërmjet Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, i cili u shoqërua me lemerinë e dhunës dhe shantazhit, nuk është një gjë e re në politikën tonë. Përkatësisht është një fenomen tipik shqiptar.
Prej vitit 1990, thuajse në çdo zgjedhje kemi pasur në sheshin tonë të gladiatorëve politikë, personazhe dhe fenomene që kanë ndriçuar papritur, e më pas shuar si drita e xixëllonjës me daljen e diellit.
Thuajse në çdo event elektoral, kemi pasur forca politike që kanë arritur të kthehen në një fenomen politik, në një “hirushe” e drobitur nga dhuna e njerkës dhe vajzave të saj, e më pas një festë e shkurtër që sajonte Zana, e cila zgjaste deri në trokitjen e mesnatës, kur magjia prishej.
Në Shqipëri, ka pasur disa herë shanse të arta, kur parti apo grupime mund të ktheheshin në të “bekuarin” pol të tretë që mund të prishte rregullin ushtarak të dy partive të mëdha. Në vitin 1996 doli Poli i Qendrës, një aleancë e PSD me PAD, si për të krijuar një qendër të moderuar ndaj skemës ekstremiste të PD-së dhe PS-së.
Një pol, që arriti të kthehet në një zë i rëndësishëm i debatit publik në vend, i cili mori vende të rëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë në 1997, por edhe poste të larta qeveritare, si pasojë e aleancës me PS-në e Fatos Nanos.
Një mundësi e artë, që kjo qendër të kthehej në një hapësirë oksigjeni për atë pjesë të shoqërisë që nuk e gjenin veten tek dy legjionet e mëdha ndërluftuese.
Por pushteti arriti dhe e dizintegroi plotësisht këtë pol, i cili gjithnjë e më shumë humbi fuqi e mbështetje. Përfaqësuesit e tij, edhe pse ishin personazhet të njohura dhe autoritete në fushën e tyre, nuk qullosën gjë në politikë. Sherri për poste e kolltuqe, i dëmtoi aq shumë, sa sot ai pol është asimiluar totalisht. Duke mos lënë në historikun politik, as artefakte apo të dhëna arkeologjike për të dëshmuar diçka.
Po në vitet 1996-1997, nga krahu i djathtë pati një shpërthim idilik i së djathtës tradicionale e konservatore që nga republikanët e Godos, Balli Kombëtar e Legaliteti, të cilët madje arritën edhe të fitojnë si një grupim unitar një qytet të vështirë si Shkodra. Sërish, pas1 ose dy vjetësh, përplasja dhe abraziviteti për poste deputetësh dhe ministrat, e ka çuar PR në partinë personale të Fatmir Mediut, e forcat tradicionale, drejt një karikature personazhesh surrealë.
Rasti më eklatant i shpërthimit të “faktorit të tretë” që ngjiti për mjaft kohë ishte natyrisht “faktori Ilir Meta”. I cili erdhi në skenë me një reaksion kimik të zhurmshëm, duke dominuar me thonj hapësirën e qëndrës, por pikërisht etja për sa më shumë poste e mandate e çoi në shkërmoqje totale.
Në 2013 kishim Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut, e cila ishte një fenomen i ri dhe specifik me një galvanizim popullor. Fenomen i cili e pësoi pikërisht nga vrulli i hyrjes në skenë, me një operacion të fuqishëm nga lart. Brenda dhe jashtë Tiranës.
Në 2015-n, patëm fenomenin “Gjergj Bojaxhi”, i cili ju afrua një fete të madhe elektorati në bashkinë Tiranë, garoi edhe në zgjedhjet e 2021-shit, por më pas u lodh e u shpërnda.
Në 2017-n u ndez si shkëndijë “Libra” e Ben Blushit, por që pas zgjedhjeve e gjithë partia u tret si kripa në ujë.
Në zgjedhjet e këtij viti, terreni pjellor ishte më i favorizuari për formacionet e reja, për faktorët e freskët dhe të një elite të re politike. Si pasojë e kësaj situate, hynë në Parlament tre grupime të reja politike; aleanca Lapaj-Shabani, partia e Agron Shehajt dhe ajo e Arlind Qorit.
Hyrja në Parlament, edhe pse duket e bujshme dhe e rëndësishme për një parti, ajo nuk është gjithçka. Edhe pse mbetet objektivi normal i çdo force politike, pasi Parlamenti është baza e një investimi për të ardhmen, kolltuku ka dhe anën e tij të errët.
Siç po ndodh me rastin e sherrit për ulësen e vetme të koalicionit të Nisma Thurje me Shqipëria Bëhet.
Edhe pse ka disa ditë që u hap kjo telenovelë korriku, nuk reshtin edhe sot, sulmet ndaj Endri Shabanit e Zeqir Kordhonit, nga personazhet të lidhur me Lapajn.
Politika, përtej pallavrave populiste të të ashtuquajturve politikanë të rinj që sillen si kasta e vjetër, natyrisht që është interes. Por pikërisht termi interes është “gracka” që dallon se sa e ka shikimin, idenë por edhe shpirtin të ngushtë apo të gjere të aktorit që i hyn kësaj loje.
Aksioni politik nuk është gjithmonë një revolucion dyjavor siç ndodhi në 1990 dhe o burra hyn e merr postet e larta, ndan pronat e vendit, privatizon fabrikat, repartet ushtarake, shet të gjithë armët e municionin, merr paratë e shitjes së naftës që del nga toka, së bashku me mineralet etj etj.
Politika sidomos sot është një aksion alla maratonë, që për të ecur duhet të mbjellësh sa më shumë, ecësh e vraposh ngadalë por pa u ndalur.
Lapaj, edhe pse nuk hyri në Kuvend, mund të kandidojë pas 2 vjetësh për kryetar bashkie, apo në zgjedhjet e ardhshme për deputet. Duke mbushur boshllëkun që ndodhi më 11 maj dhe mësuar nga gabimet e fushatës.
Por insistimi për të marrë, madje me dhunë kolltukun e deputetit, tregon se nuk e ka mendjen për të ecur, por për tu ulur. Si në një karrocë ambulante që shet fara për kalamajt pranë një shkolle.
O Ylli,çpret? Vajtën në fis Ashtu si 99% e gjithë legenave tek ne,politikanëve shqiptar.Atyre sapo u ze bilja,oak gjizë,veyëm i çajnë trapin shqipëtarëve.
Për Zagarët e pushtetit, Pula apo Pata qofshin, nuk duhet të ketë rrotacion Push teti se ata humbasin mundësinë e bashkëvjedhjes.
Asnje faj nuk kane as Lapaj dhe as Shabani. Bene gjithe ate fushate, moren 64 mie vota qe nuk jane pak per nje parti te re, por faji eshte i bashkepunimit i fshehte PS-PD dhe i Kodit zgjedhor krejtsisht denigrues dhe antidemokratik.
Me vjen keq qe shkruani , poli i trete morì nje rendersi te veçante , a I degjonit ndonjehere qe te kakarisnin para 3-4vjetesh qe te dilnin dhe te jepnin ndonje alternative ? Jo , Keto partiçka ishin pjese e pd dhe kur pd u shkermoq ata luftonin per nje karige ne parlament .Ne komentuesit i kemi thene qe jane zgjatimet e saliut , dhe kjo perplasje ju a nxori qellimin e tyre .Partiçkat e reja jane antishqiptare .Sovrani llogjikon me mire se analistet .
Vertete keto particka mund te jene zgjatimet berishiste , pse Jo edhe zgjatime Edramiste ose te te dyjave bashke , dmth estabilshmenti politiko - mafioz 35 vjecare . Te gjitha gjasat Jane ... Problemi eshte se kjo Mara emigrane dhe shume e shume si Ajo , e duan Shqiperine pa alternative , pa pluralizem , pa liri dhe demokraci !!! Me gjase kjo , si konstruk shpirteror dhe mental , duhet te jete pjelle ose e Hitlerit , ose e Stalinit , ose e Enverit . Ndryshe nuk mund te shpjegohet !
Sraha e shkrete , Mara nuk eshte pjell as e hitlerit as e gopit te sateme o karabush osé karabushe .po se pjellat e saliut I quan alternative ? Injoranca nuk paska kufi .Se quani alternative shkaterimin , paskemi bere mire qe jemi larguar nga te pa gedhendurit .MARAeshte ajoqe po ta njohesh te zbut kurrizin .
Ylli! Bravo e ke qare argumentin. Eshte edhe i lexueshem se e ke perzier edhe me humor, ironi e deri sarkazem. Te lutem per nje gje. Pastroje artikullin here tjeter nga fjale e huaja.
Z. Mara ( e mora vesh , je burre , madje nga ata qe te bejne gjemen ....) nuk me ke kuptuar fare , gje qe mua as me intereson , as me shqeteson . Zotri , une as te kercenova , as te fyeva , sepse te tillat Jane te huaja per mua . Une dhash nje vleresim per ato C'ka ti shpreh ( kjo eshte e drejta jote ) ne vijemesi : nden kete diell e drejta dhe e verteta sublime eshte vetem E. Rama ( perseri eshte e drejta jote te kesh kete bindje ) , ndersa ndonje si une qe eshte kategorik kunder , se pari ndaj shqiptarit me te ZI , S. Berishes dhe pastaj , ne bllok , ndaj Trekendeshit te Bermudes , ti e fyen banalisht , e kercenon duke ia mohuar kete te drejte . Zotri , pa respektuar njeri-tjetrin , nuk ka liri ...
Dy loqe nga mendtë si Shabani , si ai tjetri , dy rrota kari , por më karë janë ata 60 mijë që i votuan këta të dy .
LSI në vitet e para ishte parti me shumë potencial. Nuk ishte Meta, ishin një numër i madh njerëzish me prestigj që morën 10-15% të votave. Por marifetet e ndyra elektorale të pushtetit, sa Dushku, sa ndryshimet natën të Kodit Zgjedhor, nuk u krijuan hapësirë njerëzve qytetarë dhe e shkatërruan LSI dhe e lanë në dorë të matrapazëve.
Dijeni pra shqiptar,njeri me te ndyre se llapaqen Adriatik Llapaj nuk ka,po eshte fat i madh qe i doli boja shume shpejt ketij qen dhe bir qeni,naturist dhe vjerr qeni.