Kryebashkiaku i Kavajës kërkon edhe Rrogozhinën: Na u mor padrejtësisht. Ata e quajnë veten kavajas!

20 Korrik 2025, 14:14Politika TEMA

Kryebashkiaku i Kavajës kërkon edhe Rrogozhinën: Na u mor

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja në “Ditarin e fundjavës” me Erjon Dushin në A2 CNN, e ka cilësuar të gabuar reformën territoriale të vitit 2015 dhe është shprehur i gatshëm për të diskutuar një reformë të re me qeverisjen qendrore.

Qosja madje shprehu shqetësimin se bashkia që ai drejton është dëmtuar më së shumti nga ndarja territoriale, pasi zona të shumta të saj i kaluan bashkisë së Rrogozhinës.

“Reforma administrative është një gabim. Asnjë fshat i Rrogozhinë, pa i hyrë në hak fare Rrogozhinës me gjithë respektin, nuk ka lidhje me të. Po ti thuash dikujt nga Kryevidhi, nga Lekaj, nga Gërrmani, apo nga Gosa nga je, ai do të thotë jam nga Kavaja. Por ai e vendosi... Mirë këtë, por ka bërë edhe një gabim tjetër qeveria në vitin 2019, që ia ka marrë një pjesë të territorit, sepse kjo është me vendim të Parlamentit, ka logjikë. Bëri që territori të ndahej ashtu si e deshi ai. Ok me 3/5 e Parlamentit, 90 vota sa i bie. Unë jam i gatshëm. Ia kam thënë edhe kryeministrit këtë gjë dhe ai është i gatshëm ta bëjë. Jo për pjesën e Kavajës, por të territorit”, tha ai.

Qosja ndër të tjera nënvizoi se pas vitit 2018, bashkisë së Kavajës i janë marrë me vendim qeverie gati 1 km territor me vendim qeverie, çka i shkakton buxhetit të bashkisë 2 miliardë lekë humbje.

“Gjatë periudhës 2018, 2-3 vjet mbrapa ai i ka marrë territor Kavajës, 1 km gati që ia ka caktuar Durrësit. Që është pronë e bashkisë së Kavajës, për të cilën unë do të ndjek hapat ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Është territor i bashkisë Kavajë, fshati Kryemlli, Golem, Kavajë. Ndërkohë që e administron Durrësi, të gjitha taksat ia merr Durrësi. Me një përllogaritje të thjeshtë që kemi bërë ne janë 2 miliardë lekë taksa që i merr Durrësi me një vendim qeverie. Kufij që i ka përcaktuar me vendim qeverie, kjo edhe për shkak të mospjesëmarrjeve tona”, tha Qosja

6 Komente

  1. .
    .........

    Po ta nisim ashtu sic mendon ajo radakja jote o rendele e sektit PD i bie qe edhe Kavaja ti kaloj Tiranes se exsaj ka qene dikur....

    Përgjigjjuni
    1. D
      DR

      Sisi??? Nga e nxorre kte muhabet ti me??? Historine e gjeografine sa e ke pas ne fillore ti?!?! 1.5?? Po me kte llogjike qe flisni ju i bie qe Sako te marri pushken te dali ne mal ashtu si eshte katandisur Durresi ca nga reformat e PD e ca nga te PS per vota...merr nje harte edhe hidhi nje sy

      Përgjigjjuni
    2. r
      rp

      ke te drejte mer vella, kavajsit dhe rogozhinasit jane sunitet shqipfoles nr. 1 ne shqiperi!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Këta kavajasit janë rritur me psikologjinë se gjithmonë ju është ngrënë haku. Dikur nga Durrësi, pastaj nga Tirana e tani ne Rrogozhina. Mqs quhet shkëmbi I Kavajês duhet ti takoje asaj bashkie, por mqs ne ate bregdet mbaruan ndërtimet tani duan vilë Bashtovën etj.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Intelegjenca artificiale

          Kryetar provincial!. Po te nisemi keshtu ahere Kavaja eshte pjese e Durresit pasi ka qen historikisht pjes e durresit.Ndraja Teritoriale ka disa kritere, kuturore , gjeografike,zakonore , si afersia per kryrejn e sherbimve ndaj qytetareve, por dhe etnike e fundit eshte ajo financiare.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ashiku

            Ne nje vend normal ashtu eshte...po ktu ndarja territoriale eshte bere per efekt votash... Edhe kush e di sa vite te tjera do vazhdoje ky turp edhe ky dem ekonomik

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje