
Presidenti i Këshillit Ekonomik e Social Evropian, Oliver Röpke, ka deklaruar se reformat që po bëjnë shtetet kandidate, ndër to edhe Shqipëria, po arrijnë standarde edhe më të larta se ato në shtetet aktuale anëtare të BE-së.
“Ne shohim përparim të dukshëm me reformat e integrimit në disa shtete kandidate, megjithëse mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Në të vërtetë, në disa raste, standardet janë edhe më të larta se në vendet anëtare të BE-së. Nëse marrim reformën e gjyqësorit, shtete si Shqipëria po bëjnë hapa gjigantë përpara, megjithëse problemet vazhdojnë në fusha si transparenca dhe antikorrupsioni. Nëse ndalemi në lirinë e shtypit, për shembull, do të shohim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë rezultate më të mira se Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Hungaria, Italia, Malta dhe Rumania”.
Röpke e sheh rritjen e buxhetit financiar për vitet 2028-2034 si një mundësi të mirë për të përfshirë fondet e para-anëtarësimit, jo vetëm asistencën teknike, por edhe një mbështetje më organike për reformat në vendet kandidate.
Sipas tij, nuk mund të ketë politikë të besueshme zgjerimi pa një mbështetje financiare të qëndrueshme. Me buxhetin e ri, 42.6 miliardë euro janë të destinuara posaçërisht për zgjerimin, me një rritje prej 37 për qind krahasuar me buxhetin aktual prej 31 miliardë eurosh.
O President,ti qenke koqe kandari.Per car reformash ben fjale ?.... Per ate te drejtesise,qe eshte kthyer ne gangrene e shoqerise Shqiptare ? m.... Per ate te pronave qe po i vdes Shqiptaret pa mare prona ?....Per pronat ne pergjithersi,qe " Mbreti " yne po i shperndan ku ti doje qejfi,pa pyetur per pronaret e ligjshem,qe me paturpesi i quajn ish pronare ?.....Apo per reformen ne drejtesi,e ashtu trumbetuara falas,qe ne fakt te heq qimet e kokes ?....Apo per luften kunder korrupsionit,ku qeveritare,ministra e deputete,jane qelbur nga parate e korrupsionit ?....
Le te haje mut Sali qeni bashke me gjith mutngrenesit e tjere te mbledhur ne bordellon antishqiptare PD.
Kush e ka informuar kete? Po dreke ku ka ngrene?