Nga Ylli Pata
Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik.
Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të opozitës shqiptare, që përveç shiritit zyrtar të postit që përfaqëson, atij kuqezi, mban edhe mantelin e fituesit. Një mantel, të cilin e kanë veshur shumë pak në “armatën” humbëse të udhëhequr nga Sali Berisha.
Qëndrimet e Qoses janë zhvillim serioz, pasi në thelb, kreu i bashkisë së Kavajës, ka kundërshtuar tërë substraktin politik të strategjisë opozitare.
Ai së pari ka kundërshtuar qartë politikën e bojkotit, dhe mos njohjes së realitetit politik. Qosja thotë se PD duhet të jetë pjesë në të gjithë zhvillimet politike në Parlament, duke përfshirë reformat e rëndësishme.
“Duhet të marrim pjesë në të gjitha reformat, në drejtësi, territoriale, parlamentare. Një parti politike duhet të jetë pjesëmarrëse, sepse nëse ti nuk je pjesëmarrës, atëherë kot që je. Një ekip po nuk luajti në fushë nuk do quhet ekip. Duhet të luash në fushë, atëherë luan mirë apo keq, atë e gjykojnë qytetarët, por ama ti duhet të luash”, deklaroi kryebashkiaku i Kavajës, në një intervistë në A2.
Një qëndrim krejt i fortë dhe në thelbin e tij, një alternativë e atij që ka ofruar opozita e Sali Berishës. Qosja, këtë qëndrim nuk e ka vetëm me fjalë, por me aksione konkrete. Ai merr pjesë thuajse në të gjithë mbledhjet e kryeministrit Edi Rama me krerët e pushtetit vendor. E kemi parë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, në zonat turistike që përfshin bashkia e tij, si dhe në aktivitete të tjera së bashku me qeverinë qëndror, të cilën e kontrollon mazhoranca socialiste e Edi Ramës.
Për këtë, Qosja nuk ka fare droje, e as kompleks, por jep mendimin e tij hapur, duke qënë si pjesëmarrës i mandatuar nga qytetarët që e kanë zgjedhur.
Madje, ajo që është më e rëndësishme, është se sjellja e tij, pra mënyra “formale” është krejt brenda normave të edukatës civile. Pa sforco teatrale, e as sinjale për të treguar dhëmbë të kërcëlluar apo fytyrë të ngrysur. Përkundrazi, kryebashkiaku i Kavajës është përgjithësisht me buzë në gaz, siç duhet e ka në natyrën e tij prej “çuni të Shqipërisë së mesme”.
Por nuk mbaron këtu zhvillimi i sotëm që mban emrin e Fisnik Qoses. Ai ka rrëzuar mënyrën sesi Sali Berisha ka zgjedhur deputetët, duke thënë se duhet të ishin doemos kandidatët që fituan primaret. Nga ana tjeter ai e thotë hapur e troç se PD-së i duhen figura të reja.
Ndërkaq, përpos elaborimit të argumentit “debat” brenda PD-së dhe parashtrimit në mënyrë kirurgjike të problemeve, ka një kleçkë në mjedisin e këtyre zhvillimeve.
Përveç kryetarit të bashkisë së Kavajës që është një personazh me autoritet publik dhe politik, edhe Ervin Saljanji pas daljes nga burgu e përmendi argumentin “ndryshim”. Ndërkohë që edhe zëra të tjerë në PD, duke nisur nga Myslym Murrizi etj, kanë qenë edhe më të zëshëm e të ashpër në kritika.
Mes fjalë të tjera, në kozmosin politik të Partisë Demokratike nuk mungojnë zërat e ndryshëm, që në logjikën e opozitës janë më të lirë që të shprehen, pasi nuk kanë çfarë të humbin.
Gjithsesi, edhe në aspektin retorik, ky diskutim është shumë i rëndësishëm, pasi na paraqitet krejt i ndryshëm nga panelistët që mbështesin Berishën, të cilët stonojnë fort në vazhdimin e rrahjes së ujit në havan.
Por përtej shprehjes dhe fjalës si fuqi primare në politikë, deklaratat e shkëputura mund të mbeten gudulisje për trupin e mpirë të opozitës shqiptare.
Parashtrimi i argumenteve dhe ideve, arrijnë të jenë efektive nëse ato adresohen aty ku duhet dhe i bashkëngjitet një aksion politik, perndryshe krijojnë edhe më shumë zhgënjim edhe pesimizëm.
Logjika e përdorur këto vite, se fajin e ka delfini i radhës i doktorit e jo Sali Berisha, e ka çuar PD-në në gjendjen e të sëmurit të Bosforit para rrëzimit të Perandorisë Osmane.
Për ta ringritur, duhet një revolucion i vërtetë “qemalist”, që të themelojë një republikë të vërtetë europiane në ish-godinën e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë Popullore. Këtë nuk e bëjnë as pasuesit e “Abdulhamitit” e as xhonturqit, duhet një mustafaqemal, qoftë edhe pa mustaqe.
Te vleresosh mendimet e Murrizit dhe te burgaxhiut si ide revolucinare per ndryshimin e PD-se eshte pak e gabuar , pasi karakteri i tyre nuk e garanton kete gje . Ajo parti do sherohet kur te semuret rende njeriu i damkosur me titullin e hajdutit dhe minuesit te demokracise .sgqiptare .
Fllade veriu Ja per pak jave fillon vjeshta me dege lakuriqe e pa kreshta gjethet bien nga fllade veriu Ne PD bien anetaret nga Saliu Rrezohen te gjithe armiqte ne Parti Ata qe nuk i bene servilin karit Sali ata qe nuk e duan me eren e barit nuk duan drejtimin e Sali trutharit
Kot je munduar o Ylli. Ne ate bordello s'mund te degjohet vec zerit te karakurves non grata, deri sa te ndalohet ligjerisht si parti fashiste antishqiptare
E lexoj shpesh fjalen fashiste, por mendoj se eshte e gabuar. Ne fund te fundit fashistet italiane per mire a keq e deshen vendin e tyre, po ashtu edhe nazistet gjermane. Nuk ka or lum miku armik me te madh per vendin e vete se SB. Nuk mund te gjesh shembull te dyte jo ne historine tone por as ne ate boterore. Ai debili injorant me emrin Esad ishte hic mos gje para Saliut.
Sa te jete SALI BIN LADEN me grupin e tij terrorist kjo parti nuk duhet te ekzistoj, fundosja e kesaj organizate terroriste eshte fundi i ketij grupi i stervitur nga OSMAN BIN LADEN.
Mire ore Ylli! Po ai burri I katit te 8 eshte Misionar i Ramiz Alise! Keshtu qe kot e kane! Ai kontrollon PD perfekt. "Misioni vazhdon dhe do te ...vazhdoj"! Cdonjeri poshte Sales sot duket langaraq!
@Sass, Ahh tu befte dita 1 Mije per ate qe ke shkruar mor Njeri. Pervec kesaj qe thua ti, i duhet gjetur dhe konfiskuar 100% cdo qindarke kesaj familje terroriste dhe anti shqiptare. Pa kete, nje vrime ne uje eshte cdo gje tjeter. MERRJUNI CDO QINDARKE, se te gjitha te vjedhura i kane. Gjejani deri ne vrimë te miut ku i kane futur. Mos lini asnje nga familja e SHKERDHITES te gezoje gjene e vjedhur.
Nuk ka më Parti Demokratike! Ajo dështoi që në themelim,që atëhere u krijua një grup individësh në shërbim të Saliut. Të presësh të ringrihet PD është njësoj si të presësh të pjellë mushka. Çdo ringritje e PD është veç një tualet më tepër në surratin e Saliut
Revolucioni i lugës. Ka ndodhur edhe herë të tjera në Shqipëri, ku shkojnë ta heqin me votë kakën e qenit që ka dalë pronar dhe përfundojnë me një lugë në dorë ti hanë mutin. Berishistët pastaj, nuk kanë votë, janë llumi i shoqërisë, nuk e dinë se çfarë është në një shoqëri të qytetëruar vota. Ata dinë të përdorin vetëm lugën dhe hedhin votën e tyre në kosh të plehrave. Kur vjen puna për të marrë vendime, berishistët " kërcënojnë" shqiptarët duke ngritur lugët me të cilat i hanë mutin pabuksit dhe motërqir fshatarak që i ka dalë për pronar PDsë këtu e 30 vjet.
O Ylli akoma s'e paske kuptuar PD më duket. Saliu ka lek pa fund që ia ka vjedhur pa pushim shqipove dhe i përdor për interesa të ngushta personale. Nuk ka shpresa për reformë në atë parti. Duhet konsideruar si e cofur.
Fokusi I te gjitheve eshte Njeriu Sali Berisha . Dhe , per nje mij e nje arsyeja , ose , e thene me shkoqur , per gjithcka te keqe qe e ka pllakosur kete vend , ne keto 35 vite , per autor numer nje , ka S. Berishen . Dhe I luten Zotit a kujtdo tjeter t'ua heq qafe , t:I shpetoje prej tij ... Hipotetikisht Le te mendojme se Berisha shkoi me te shumtet ( goja nuk sjell gje , te mos tremben Berishistet ) , ndersa prapa , ne transhe , ka Lene flamurnoket , ka Lene berishizmin ... Ku ,si do te vije ndryshimi , e mira ...?! Une them se largimin I individit Sali , nuk mjafton... Duhet kohe , idealizem , perkushtim , sakrifice , dashuri per pa kushte per kete vend . Pra , misionare te vertete , Jo berishiste , si Llapaj e co. Kostatimi dhe sugjerimet e mjegullta te Z. Pata , nuk thone gje tjeter pervec euforise , harese se fitores sot e per shume kohe te E. Rames dhe kontributit te misionarit , Saliut te ZI .
Arsyetim humoristik.Kush do ta beje ndryshimin ne pd!?Prasi,hudra,qepa,pederasti , pallaveshi apo 7x7 qe nuk i doli asnjehere shuma 49 !?
Z. Humorist , une nuk dhash ndonje emer qe do te sjell ndryshimin ne PD . Thjesht , ashtu sic e ndiej une , thash se ndryshimi kerkon durim , dashuri ( Jo urrejtje , sepse e tilla djeg , shkaterron ... KY eshte mjeti I modelit berishist .) , sakrifice , idealizem dhe shpirt misionari ( Jo misionar si Berisha ) . Ku eshte humori dhe tallja ketu ?!