
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Tirana, përkatësisht në një kompleks pallatesh në zonën e rrugës së Kavajës, ku flet për lirimin e hapësirave publike. Rama, ka paralajmëruar pronarët që kanë hequr materialet nga territor publik që t’i largojnë ato, ndryshe do të ketë gjoba.
Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit????
Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.
Ore u be mir qe u prishen, se njerzit rrinin te keto baraka jasht dhe brenda ish bosh lokali. Shembull ishin lokalet te stadiumi, ku asnjeri nuk futej brenda as ne dimer e as ne behar, te gjith te ngrehinat qe kishin pershtatur jashte. Tani te pakten do rrin dhe brenda.
O Bert, a u knoqe që u prishën??? Po në gjith qytetet europiane ka hapsira publike që shfrytëzohen për biznes!!! Normal që ktu u abuzua, POOOOR, nuk ish kjo zgjidhja! Aty ku nuk pengohej lëvizja, le të punonin!!! ( kuptohet pasi të paguanin hapsirat!) Bashkia mund ti caktonte dhe një limit për vendin e zën dhe kaq!!! Nuk osht problemi se kto kishin zën hapsirat( pse nuk flet kush për kullat shumkatshe, që zunë gjith Tiranën), por problemi osht se Rama do me tregu forcën dhe arrogancën e pushtetit!!@
Ore Rame me ven keq qe je dhe i ditur dhe i pare se perse kerkon tua prishes kur fare thjeshte mund i fusesh ne vathe duke u vene nje takse per siperfqen e zene ne m2 dhe çdo gje shkone mire edhe per investitoret edhe per arken e bashkive ose minibashkive.Kjo ma do mendja do te ishte rruga me e drejte per te dy palet,kuptohet takse per m2 pa cenuar kalimin per kembesoret. Une e kuptoj qe ke pare shume kembesore qe ecin buze rruges dhe jo ne trotuare,por nuk ke kuptuar qe ata jane te ardhur dhe nuk jane mesuar te ecin ne tretuare ,sepse ne jeten e tyre kane ecur ne mes te rruges. Ky hp tregon qe ke filluar dhe plakesh,rresye se perse te vjen dhe keq te satrapin Sali.
Rama ka fillu të plaket, e me plakjen po i hyp deliri i madhështisë! Do me tregu forc dhe pushtet( që vet ja dham më 11 Maj), se problemi hapsirave mund të zgjidhej shumë më ndryshe e shumë me më pak pasoja sociale!!! Sa per pagesat e hapsirave, bizneset kan vite që paguajnë!( me tarifa 200l/m2 për periferin, 750l/m2 për unazën e madhe-deri tek unaza vogël dhe 1500l/m2 qendër-unazë e vogël!) Pra brenda unazës paguhej dhe më shtrenjt se në qendrën e Romës e Milanos! Pra, nuk është punë të ardhurash: Thjesht Rama do të tregojë që Ai osht Zoti për ne!!!....dhe kështu ngrihet kulti individit e fillon një diktator të qeveris!!!
Zonja QEVERI ! Faleminderit per nismen e ndermare. Shume hapesira, I jane kthyer popullit. Por ky aksion duhet te jete i njejte per te gjithe bisneset. Te fuqishmit, te mesmit sepse te vegjlit ishin te paret qe ju binden ligjit. Ketu ne Korce cila qeveri ka force te prishe nje zenje trotuari ne menyren me flagrante ne mes te qendres. Te cilen e ka ndertuar Grand Hotel Palace. Po nuk u ekzekutua ligji per kete objekt, per Korçen do te jete nje turp. Presim nje pergjigje nga instancat vendore dhe qeveritare.