Në një intervistë për MCN, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u shpreh se performanca e Gjykatës Kushtetuese është më e dobët se kurrë më parë. Sipas tij, detyra e kësaj gjykate, nuk është të krijojë norma ligjore, por shkon deri te kompetenca shfuqizuese.
"Më e keqja që kemi pasur ndonjëherë në 30 e ca vjet demokraci. Është gjykata më e keqe që kemi pasur ndonjëherë. Absolutisht më e keqja. Në kuptimin e performancës, në performancë është më e keqja. Nëse ka dështim në situatën post reformë, ajo është Gjykata Kushtetuese.
Nuk besoj se ka një rast Xhaçka. Rasti Xhaçka është një gjykim politik. PD, një pjesë e deputetëve mendojnë se ka një rast Xhaçka për shkak se kompania e burrit të saj po zhvillon një pronë në jug.
Janë krijuar artifica procedural për të hyrë në një debat kush ka të drejtë gjykata apo Kuvendi, kur në fakt aty kishte një vendim fare të thjeshtë, që në fillim duhet të ishte marrë ky vendim. Ka çështje Xhaçka apo jo, nëse ka merre gjykoje, nëse jo lërë. Duhet të ishte mbyllur para dy viteve kjo gjë.
Nuk e ka këtë detyrë Gjykata Kushtetuese që të krijojë norma", tha ai.
Sipas Manjanit, të dhënat e marra nga Sky Ecc, Encrochat por dhe Matrix përdoren në mënyrë abuzive në proceset tona gjyqësore.
"Përdorimi i të dhënave të Sky ECC, Encrochat por edhe Matrix që janë platforma konfidenciale dhe nuk është vetëm për krimin, ka dhe njerëz që kanë histori që i kanë ndarë në këto platforma, mënyra si këto të dhëna janë përqasur në proceset tona penale, në një pjesë të mirë të rasteve përdoren në mënyrë abuzive. Janë të dhëna të marrë në mënyrë të paligjshme sepse kemi të bëjmë me përgjime masive", tha Manjani.
ti je per kryeministr vlla !
Juristi me i keq ndonjehere!
Ti o vlla me nje brime i bi fyllit. Nuk thua shyqyr qe u deshifruan mesazhet e ketyre platformave per te zbuluar krimet e tmershme? Mesazhet nuk merren si fakte per te ngritur akuze, por merren si indicja per te thelluar apo filluar nje hetim per nje ceshtje te caktuar, psh per nje vrasje. Nejse ti e di se e ke te humbur mbrojtjen qe po i ben kriminelit dhe kerkon te tregosh qe ja po perpiqesh. Mirpo humbet pike te profesionalizmit.
Dhe ka shume te drejte ne te GJITHA ceshtjen. Gjukata kushtetuese I ka dhene vehte kompetencat jo ligjore dhe antikushtetuese
Me duket se Manjani po merr kthesen , jo pse ato qe komenton me pelqejne mua , po jane logjike dhe te verteta . Asnje nga moderatoret dhe ANAL- istet e darkes nuk e permend kete fakt , te thjeshte por shume bazik , qe Gjykata Kushtetuse nuk prodhon ligje po anulon ato qe bien ne kundershtim me Kushtetuten . Berishizmi ka zaptuar gjithe sistemin e drejtesise , jo vetem me militante por edhe me pare te madhe .
Nje analize shume e drejt ,jemi Republike Parlamentare dhe jo repubilke prokuroresh dhe gjyqtaresh si ne kohen e saliut .Parlamenti aprovon ligje dhe amendamente , jo gjykatat .Drejtesia po e shkateron vete reformen, shpresojme ne shtator te kopsiten mire institucionet e drejtesise .