Kryeministri Edi Rama tha se procesi i çlirimit të hapësirave publike do të mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologji, duke shmangur kthimin pas në zaptimin e territorit nga subjektet private.
Gjatë rubrikës “Sy m’SY”, Rama njoftoi se ka nisur puna për monitorimin teknologjik të rrugëve me kontrollin e trafikut, por tashmë do të shtrihet edhe te shkollat dhe hapësirat publike në përgjithësi.
“Çlirimi i hapësirave publike ka lloj-lloj qasjesh. Nuk do ketë kthim në pikën se ku ishin më parë, nuk është vetëm çështje inspektimesh, por e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë dhe jemi shumë afër edhe në këtë aspekt. Kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, që e kemi nisur me monitorimin e trafikut dhe kemi pjesë të këtij plani edhe monitorimin e shkollave dhe do nisim monitorim teknologjik të territorit kudo të mund të ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes droneve që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë”, tha Rama.
Lidhur me aksionin lirimit të hapësirave publike, Rama theksoi se synimi është të krijohet një balancë mes interesit të qytetarëve për të pasur hapësirat publike të lira dhe nevojës së bizneseve për shërbim jashtë.
Sipas tij, ajo që nuk do të tolerohet më është transformimi i hapësirave të përbashkëta në zaptime që përjashtojnë komunitetin nga përdorimi i territorit të përbashkët.
“Do të jemi shumë më të sigurt për moskthimin e asnjë progresi në këtë drejtim. Ky proces duhet të krijojë harmoni mes interesave të qytetarëve që kanë nevojë për hapësirën e tyre dhe bizneset që kanë nevojë për një hapësirë shërbimi. Nuk do shkojmë në ekstrem, por do shkojmë drejt një vije ku 70% e trotuarit të jetë për njerëzit dhe 30 % të jetë për shërbimin jashtë të biznesit. Ajo që është e shëmtuar është kur shërbimet kthehen në zaptues dhe pamundësojnë komunitetin të ketë pjesën e vetë të jetës”, tha ai.
Nga sateliti kaloi te droni, nesr pale ca mjeti tjeter do sajoje. Po nuk eshte problemi te pajisja por te njeriu qe do e kontrolloje, sa vullnet do kete ai qe te mos behet pale. Problemi eshte se te gjithe inpektoret e terremit qe ka bashkia i kane pare ndertimet, bile i kane bekuar, se po te mos deshin ato nuk ndertoheshin dot. Tani nuk mund te vije Km dhe te thote si kam pare ne Tirane se kam qene i fokusuar ne vend tjeter. Nga Surreli ne zyre nuk ka kaluar me sy mbyllur. Se keto jane justifikime kalamajsh. Edhe po te duash mos ti shohesh, zaptimet te vrasin syte po i pate hapur. Keto jane kusuret e Lali Legenit qe gjasme ju vjen keq se eshte ne burg. Vetem per keto masakra ai duhej te mos ishte kandiduar per kryetar bashkie nga PS po qe se me te vertete do ishit te sinqerte per shqetesimin e zenies se hapsirave publike.
E gjetet fajtorin: lali. Tani do ndrise Shqiperia.
Mandati 1: -fajin e ka Saliu! Mandati 2: Fajin e ka tepsia( Lsi-ja) Mandati 3: Fajin e ka armiku jashtëm( Rusia Kina) Mandati 4: Fajin e ka armiku brendshëm ( Tigri Ahmetaj dhe Zdromsi Veliaj!) Veç Rama nuk ka faj!!! Po në të 4 mandatet, fajtor jemi ne vet! Ne e besuam, e përkrahëm dhe e votuam, dhe pse ai tallet me ne!!!
Mandatin e 5-te: Fajin e ka poplli, qe eshte loqe dhe vazhdon voton nje narcisist e genjeshtar pathetik.
Epo si i thone, nje hale me pak. Mos u merzit se edhe keta te tjeret japin sufllaqe. Thjesht ndrysho padron dhe vazho avazin.