VIDEO/ “Nuk më ndoqe, mbete te 7X7”, Rama thumbon Bashën për rezultatin e zgjedhjeve: O Lul ku je mo artist? U bë shumë kohë që s’të shoh…

21 Korrik 2025, 08:54Politika TEMA
VIDEO/ “Nuk më ndoqe, mbete te 7X7”, Rama thumbon Bashën

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sot rubrikës “Sy m’Sy” ku mes të tjerat u pyet nga një komentues në lidhje me shpërblimin e ish kreut të PD Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo nuk ka ndodhur dhe sa të jetë ai në pushtet nuk do të ndodhë.

Rama e shfrytëzoi rastin për të thumbuar Bashën edhe në lidhje me rezultatin nga zgjedhjet e 11 majit.

“O Lul ku je mo artist, u bë shumë kohë që s’të shoh, nuk më ndoqe mbete te 7X7, eh mor Lul”, tha ai.

Lini një Përgjigje