Basha rimerr PD-në, Andoni: Detyra më e vështirë dhe objektivi kryesor që ka

30 Korrik 2023, 09:28Politika TEMA

Basha rimerr PD-në, Andoni: Detyra më e vështirë dhe

Lulzim Basha është tashmë kryetar i Partisë Demokratike, pas fitores në zgjedhjet e zhvilluara për kreun e PD-së këtë të diel.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, analisti Ben Andoni zbuloi dhe detyrën më të vështirë që ka kreu i PD-së sot.

Andoni theksoi se sipas tij Basha duhet të bëjë një preceptim real të situatës dhe të tregohet gjakftohtë duke mos përdorur revanshin ndaj Gazmend Bardhit dhe deputetëve të tjerë që dolën kundër zgjedhjes së tij.

Sa i përket objektivit kryesor të Bashës, analisti tha se është kthimi i shpresës te demokratët.

“Detyra më e vështirë e zotit Basha është preceptimi real i situatës ku ndodhet. Në një farë mënyre mospërdorja e revanshit. Besoj që ai ka vend për revansh duke filluar nga zoti Bardhi dhe të tjerët.

Besoj që maturia në këto momente dhe mënyra si do ta projektojë Partinë Demokratike do të thotë shumë. Objektivi kryesor i zotit Basha është kthimi i shpresës te demokratët dhe qartësimi ideor për demokratët.

E djathta shqiptare duhet të mendojë krejt ndryshe, nuk e di sa do ta kap kohën zotit Basha, tani po flitet për inteligjencën artificiale dhe ngrohjen globale. Demokratët janë mësuar të durojnë, kanë duruar jashtëzakonisht dhe Basha ka pasur disa kalime jo normale, ato me zotin Meta dhe flirti i gjatë me zotin Berisha.

Ky është shansi i fundit për zotin Basha. Mënyra si është përkëdhelur nga fati zoti Basha është një rast që duhet mësuar në filozofinë politike në shkollë. Të djathtët rrallë herë kanë pasur mundësi të tilla dhe dashamirësi në favor”, tha Andoni.

6 Komente

  1. t
    titi

    Puna imediate e Bashes eshte te nxjerre Berishen nga shtepia e demokratve,

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari

      B Andoni, po flet nga Hëna, nuk bëhet PD për 10 vjetë sa të vdesi ai ngordhja S B, pastaj do të dali ndonjë i istruktuar nga USA apo SOROSI i vogël, e at here mund të kemi një Opozitë të fortë. Këta të PL, PR, LZHK, PDK do shkojnë ca për Skrap e ca në Biz - 41, Koplik nga SPAK, deri at here, flini, rrini, e bëni fresk Ramës, Lali Erit e B Ballukut.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Si mund ta drejtoje të djathten nje personazh si Basha qe mbi 20 vitet e fundit ka pasur poste kyçe dhe kudo ka dosjet me shkelje të renda penale edhe pse jane mbyllur me proçedure,e çoi PD nga humbja ne humbje deri sa beri fërtele. Idete që shpreh janë të ekstremit të majtë,praktikisht nje Lei Fen i vockël Albanes……lol

        Përgjigjjuni
        1. 0
          007

          Luli duhet me cdo cmim se vetem ai eshte nipi biologjik i diktatorit Enver Hoxha. Komunistet nuk dorzohen kurre...!!!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Ky Andoni sikur shtyp veze me gjithe levozhge ne goje. Flet plot superlativa dhe nuk ia qellon asnjehere, ben si filozof. Te can parpanicen, sikur nuk ka pare sesi qeveris e djathta, apo keta qe e kane pasur dhe e kane akoma te djathten. I duket se te njejtet njerez do bejne dicka ndryshe.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dani USA

              Nuk e di zoti Andoni qe ke mendim pozitive per Bashen ne radhe te pere duhet te jete ne burge per rrugen e kombiit e te tjera arsye ne radhe te dyte eshte sfungjeri i shtrydhur se se nuke ka prirje per lider 100 here me mire e bene ti dhe une ate detyre se ai ai eshte vtem nje legen i cpuar i Sali dreqit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje