
Analisti Frrok Çupi është shprehur se sfida më e madhe e kreut të sapo zgjedhur të PD-së Lulzim Basha do të jetë rimëkëmbja e partisë edhe pse për momentin ajo ngelet shumë larg realitetit ku është qeveria dhe Rama.
Çupi ka theksuar se Basha do të mbahet mend si personi që ka kryer një akt politik dhe se sfida e tij është të mbajë larg PD-në nga Berisha.
“Sfida e Bashës me qeverinë dhe Ramën është qindra kilometra mbrapa, PD s’ka lidhje me qeverisjen dhe me mazhorancën, PD prej vitesh po bën një gjë ndryshe nga mazhoranca.
Sfida ishte largimi i Berishës, që ishte akti i Bashës, por Bardhi tentoi që sërish që të bashkonte partinë me Berishën. Basha është regjistruar si një person që ka kryer një akt politik, sfida e tij është ta mbaj PD sado e vogël të mbetet si një kështjellë apo shtëpi ku nuk hyn Sali Berisha.
Berisha është një fenomen i dhunës, i diktatit, i krimit, i korrupsionit, është në krye të krimit të organizuar në Shqipëri, dhe mbajtja larg PD-së e Berishës është misioni që do ta bashkojë atë partitë e Bashës sot për sot dhe nesër do të jetë një PD që perëndimit nuk i intereso që të shuhet nga Berisha”, ka thënë analisti në studion e ABC News.
Edhe Basha eshte njeri i dhunes,Shqipetaret nuk e harrojne kete. Eshte mendje shkurter dhe i paformuar dhe mashtrues i rezikshem. Dhuna eshte e vetmja gje qe ka të trasheguar nga babai i tij politik,një Lei Fen alla shqipetarçe Frok…..lol