
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar punën për riorganizimin e partisë.
Gjatë takimit që ka zhvilluar me strukturat në qarkun e Korçës, Basha është ndalur dhe tek hetimet e SPAK, të cilat sipas tij po konfirmojnë drejtësinë e betejës disa vjeçare të Partisë Demokratike, ndërsa shton se mbeten të angazhuar në luftën kundër korrupsionit.
“Me strukturat drejtuese të Qarkut të Korçës koordinuam veprimtarinë për riorganizimin dhe vënien në eficencë të çdo dege të Partisë Demokratike, për të qenë gati për përballjen në nivel qendror dhe lokal me këtë qeverisje të korruptuar, për t'u bërë zëri i qytetarëve dhe mjeti në duart e tyre për ndryshimin e vërtetë.
Afera e Inceneratorëve dëshmon sesi metastazat e korrupionit janë përhapur në çdo ind të pushtetit.
Hetimet e SPAK po konfirmojnë drejtësinë e betejës disa vjeçare të Partisë Demokratike, ne mbetemi të angazhuar në luftën tonë kundër korrupsionit dhe mështesim çdo hap të drejtësisë.
Rruga e mirëqenies për Shqipërinë dhe shqiptarët do të hapet plotësisht kur të marrë fund përgjithmonë pandëshkueshmëria në nivelet më të larta dhe pastrimi i politikës nga cilido që ka shpërdoruar besimin e qytetarëve për të pasuruar veten dhe klientelën e tij.”- shkruan Basha.
Kur flet Luli kunder korrupsionit eshte sikur flet prostituta kunder kurvllikut.
lot lot
PO TI DO JAPESH LLOGARI PER VJEDHJEN NE RRUGEN E KOMBIT,VRASJET NE BULEVARD KUR ISHE MINISTER I BRENDESHEM.
Se si do luftoje korrupsionin dikush qe korruptoi dhenkonceptin e opozites une se kuptoj! Ky me verte na fyen inteligjencen! O zoteri! E di i madh e i vogel ne kete vend qe ti pa Edin nuk del dot as nga shtepia! Ta gezosh Vulen dhe urime per votimet !
Gaz Bardhi i ka nxjerre te pavlefshme votimin, me vendim te Kryesise PD. Tani jo vetem Saliu, por edhe Luli do vrapoj ti marrin vulen Gaz Bardhit. Estrada vazhdon..
Zot fall !