Pas zgjedhjeve Basha zbret në terren, takim me drejtuesit politikë të Shkodrës: Lufta kundër korrupsionit prioritet

1 Gusht 2023, 10:45Politika TEMA

Pas zgjedhjeve Basha zbret në terren, takim me drejtuesit politikë

Pas rizgjedhjes në krye të Partisë demokratike, Lulzim Basha ka nisur takimet në terren, ndërsa kësaj radhe është ndalur në Shkodër.

Ai ka takuar drejtuesit politikë të këtij qarku, teksa shkruan se do të nisin me riorganzimin e çdo dege me qëllim që të sjellin alternativën më të mirë për shqiptarët.

"Në Shkodër me drejtuesit e këtij Qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege, të vetëdijshëm për vlerat dhe standartet që na bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët.


Për këtë qëllim, lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike.


Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin!", shkruan Basha. 

1 Komente

  1. B
    Bureto

    Pyesin njerezit, pse që pas zgjedhjes se Bashes, që u zgjodh ashtu si u zgjodh ne krye te PD se shkermoqur, Salehu nuk flet për 'Lulen' e tij. Epo, keshtu do te jete, për sa kohë dhe 'bukuroshja' nuk do flasë për "babën" (gërdallën) e saj politik. Deri më sot, qysh nga 9 shtatori 2021, kur nën presionin amerikan, me dhimbje në shpirt, (vetem sa nuk u perlot i ngrati), e pezulloi atë nga grupi parlamentar, nuk ka folur kurrë per te, edhe pse "baba" nuk la gjë pa i thënë atij (kuptohet jo për ato që u dhembin të dyve, veçanerisht 21 janari 2011), bile ka heshtur edhe kur i kerkohej ajo nga gazetaret, ai ishte "dryn". Ndaj, pa asnje dyshim, i tillë do të jetë dhe në vazhdim. Lulja do presë deri sa kur të tjerë si psh SPAK-u të merren me Salehun, por pa përjashtuar ketu dhe te Plotfuqishmin, Allahun. Ashtu si të gjithë lidershipi aktual i PD, përfshirë deputetët, që i shkojnë pas Salehut, edhe 'Lulja' nuk e do më Berishen (më mire nuk u duhet), por për vota (i ëmbli kolltuk i deputetit, se tjeter gje nuk presin, se pushtetit t'i shikojne majen e veshit pa pasqyre), duan mbështetjen e militantëtve dhe pëdistave të verbër të tij, që duan s'duan ata, ai i ka. Kësaj i druhen, ndaj dhe nga Salehu kanë frikë si "djalli nga temjani". Në kete droje shumë prej tyre, sigurisht kryesori Lulja, ndër vite gjate periudhes 1992-2013, janë bashkëautorë e bashkëfajtorë me bëmat e "non-grata"-s, te cilat ër të mos i listuar perseri, nuk ka shqiptar që nuk i di. Telenovela PD keshtu do te vazhdoje, deri në zgjedhjet e 2025, nese deri atehere Rama per hallet e tij, nuk do ta çoje vendin në zgjedhjet te parakohshme. Kjo e fundit, jovetem per mua, eshte e domosdoshme edhe per nje faktor tjeter. Do të nxjerre perfundimisht nga parlamenti disa plehra te tranzicionit qe nder vite, nën siglen e PD jane strehuar aty, si Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho etj, etj. Per te gjithe këtë skote nuk do te kete më vend në listat fituese, që edhe sikur të jene, secili në pjesen ku ndodhet, te vendosen nga Berisha-Basha, nuk do të fitojne. Kjo eshte frika, kjo i mban ata bashkuar rreth gjëmëmadhes PD. Deri atehere të presim! Që te kthehemi edhe nje here tek fillimi, deri atehere, Basha dhe te tjere nuk do flasin per bemat e liderit te tyre historik (krime, korrupsion dhe kercenim te drejtesise). Mbas zgjedhjeve parlamentare, kurdo që te ndodhin ato, nëse deri atehere Berisha ende nuk do jete nen akuze penale nga SPAK-u, ai do të prekë fundin dhe mu atëherë do t'i vije rradha dhe së famshmes: "Poshte mbreti, rrofte mbreti!". Aty do te mbyllet dhe tranzicioni i lodhshem shqiptar, që per metafore pisllekun e tij, po e krahasoj me "Haurin e Avgjise", te cilin vetem "Herkuli" i mitologjise e pastroj, dhe per mua ky "Herkul", perveç emancipimit dhe ndergjegjesimit shoqeror, pa dyshim do jete Drejtesia e Reformuar. Duke shpresuar te ndodhe keshtu, urojme të mos zhgenjehemi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje