Spartak Braho: Ja skema që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave ‘babain’ e krimit

31 Korrik 2023, 19:20Politika TEMA
Spartak Braho: Ja skema që po ndjek SPAK për të çuar pas

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, zoti Braho ka paralajmëruar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ka treguar skemën që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave kreun e “Foltores”.

Madje ish-ligjvënësi socialist shpreh bindjen se prokurorët specialë do vënë në pranga ministra e ish-ministra, të cilët sipas tij, janë përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Ndërkohë ai tregon se si Ilir Meta i “bëri gropën” Sali Berishës, ndërsa zbulon edhe kurthin që i ngriti në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, Berishën e pret fund tragjik pasi të krijojë partinë e tij të re.

-Zoti Braho, ish-kryeministri Sali Berisha këmbëngul se është shpallur “Non grata” nga SHBA-Britania e Madhe pa prova. Por nëse sheh me kujdes dosjen, Londra e ka  futur në listën e zezë Sali Berishën, duke e akuzuar për korrupsion dhe pasurimin familjar, ku si shembull sillet historia e Damir Fazlliç, lidhjet e tij me krimin e organizuar, bandat e Elbasanit, skandali i firmave piramidale, por edhe përfitimet e vajzës së tij në kohën kur Berisha ishte në krye të qeverisë. Madje këto i zbuloi vetë Berisha teksa publikoi versionin e tij për raportin e “Home Office”. Keni një koment dhe a kanë SHBA dhe Britania prova kundër Berishës?

U mbushën më shume se dy vjet që Sali Berisha është shpallur dhe cilësuar person ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ngarkuar me akuza të renda për korrupsion dhe i rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe demokracinë në Shqipëri dhe rajon. Këtë cilësim e bèri më pas edhe qeveria britanike. Në të dy rastet ai është përfshirë në listën e zezë si person që duhet të japë llogari  penalisht për të gjitha akuzat, ku është përfshirë ai dhe familjarët e tij. I gjithë ky qëndrim dihet tani tash dy vjet ashtu dhe karagjozllëku i veprimeve qesharake, reaguese e justifikuese të Berishës. Ajo qe mbetet enigme dhe e pa sqaruar deri tani është se nuk ka patur asnje veprim konkret nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi është anemike dhe e pa shpjegueshme mungesa e qëndrimit llogaridhënës dhe penalizues ndaj këtij bosi të krimit që duhet te ishte mbrapa hekurave. Kjo është tallja më e madhe që i bëhet shqiptarëve në vite kur Sali Berisha duhet të ishte në vitin e 10 të vuajtjes së dënimit. Duket sikur edhe ato organe që e shpallën si babain e krimit Berishën janë të pafuqishëm për ta gjykuar e dënuar mbi bazën e akuzave te formuluara tashme  ndaj tij.

-Po aleancën Meta-Berisha si e shihni? A do funksionojë apo do shkrihet…

Shiko, unë e kam thënë dhe po e ripërsëris. Koalicioni zgjedhor Meta-Berisha ishte një aleance krejtësisht e pa kuptimtë, ku në mënyrë figurative mund të thuhet kur një i mbytur kërkon t’i jap dorën tjetrit që po mbytet. Ishte një aleancë pa parime, pa bosht ideor, thjesht pragmatiste e rëndomtë dhe vetëm për interesa imediate dhe moralisht e turpshme. Dhe në fakt çfarë polli kjo aleancë? Asgjë. Kjo aleancë diskreditojë akoma më tej Partine e Lirisë së Metës, ndërsa Berishën e hodhi në gropë e një mjerim elektoral. Në aspektin e numrit të votave Meta ja hodhi Berishës, sepse i mori goxha këshilltarë, duke e lënë Saliun me gisht në gojë. Por Saliu i detyruar se nuk kishte rrugë tjetër, u fut dhe u fal në skutën politike të Ilir Metës. Secili bëri hesape për veten e tija dhe u pa hapur se ishte hesap matrapazësh politike.

Dihet shumë mirë që nuk ka simpatizantë të grupit politik të Berishës apo ata që quan PD-istë të  thekur e tradicional që të votojnë partinë e Ilir Metës. Këtu qëndron edhe hileja e tij, sepse e detyroj elektoratin e djathtë të votonte për kandidatët për këshilltar të Partisë se Lirisë. Çështja shtrohet dhe dilema është me të drejtë, ju pyesni a e ka jetën e gjatë ky koalicion pa fillim dhe pa fund. Është e pa mundur që ky koalicion të vazhdojë. Rezultati i pritshëm që zhgënjyes për të dyja palët. Ndaj është e pamundur të vazhdoje ky koalicion sidomos në zgjedhjet politike të vitit 2025. Gjasat janë të dyshimta deri në pamundësi që çeta politike e Sali Berishës të arrij të sigurohet që të regjistrohet në këto zgjedhje. Koalicion nuk ka më, mund të konkurrojë i vetëm në kushtet e krijimit të ndonje partie të re, thjesht Berishiste. Gjasat janë që kjo çete siç thotë populli “ka marrë rrugën për Janinë”. Pra është shumë i mundshëm eliminimi apo zbehja në maksimum e grupimit politik të Berishës, n.q.s do ta krijojë këtë grupim si formacion politik në vete, të ri të ndarë nga PD-ja zyrtare që synon të marrë Lulzim Basha.

-Ndërkohë si ju duket lëvizja e SPAK, e cila tashmë po godet korrupsionin në nivel të lartë, sikundër është rasti i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili tashmë rrezikon burg, pasi Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e tij.

Tashmë është ngazëlluese dhe optimiste për mbare opinionin qe SPAK-u ka “ndezur te gjitha motorët” e angazhimit te tij ligjor dhe funksional për të na dhënë një pamje të re dhe efikase në betejë me krimin dhe personazhet që janë vëne para përgjegjësisë që deri tani livadhisnin në shkallët e zyrave qeveritare dhe duke u justifikuar me apologjitë e tyre studiove televizive. Dua t’i ndal këtu komentet për vlerësimin e punës se këtij organi, duke i konsideruar jo fort të dobishme. Kam thënë edhe me parë; Lëreni SPAK-un të punojë! Ndonëse si organ i ri edhe ai ka pengesat, hallet e vështirësitë e tija të organizimit dhe rritjes ku përfshihet edhe ndonjë “kërcu” që i hidhet në ingranazhet e funksionimit të tij. Dua të theksoj me këtë rast se është opinion idiot dhe qesharak ai që shpreh ndonjë politikan si pretendim se SPAK-u është i një anshëm në goditjet që ka kryer, sepse po godet vetëm nga një krah dhe po shmang goditjen në krahun tjetër. Dhe këtu ta themi hapur deri në fund aludohet për mungesën e penalizmit të Sali Berishës. A është e mjaftueshme të themi se çdo gjë do kohën e saj. SPAK-un vonon, por nuk harron jo vetëm për Saliun. Kam besim siç thotë populli: Tek ‘guri me vrime’ do kalojnë të gjithë të korruptuarit dhe guri me vrimë do të jetë vetëm ligji dhe jo pasioni i çartur.

17 Komente

  1. n
    ngjela,braho

    2 spartak,ham ham,e krimineli sali eshte shok me aspakun

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Po ky Taku ka dhjetë vjet që e ka dhënë këtë intervistë. Ju pse e ribotoni tani pas dhjetë vjetësh?

      Përgjigjjuni
      1. S
        SPAK = 12 LLALLA

        E vertete. Te gjithe keta dashnore te SPAK le te japin shembullin e nje rrasti te vetem ne keto 4 vjet te punes qe SPAK ka ngritur akuze ndaj dikujt ne rrethin e ngushte te dyshes mafioze Berisha-Meta. Nuk ka asnje.Keta legene jane spukullatoret me te medhenj te ekraneve shqiptare. Asgje nuk ka ndryshuar ne drejtesine shqiptare.E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte qe qeveria Rama i ka garantuar SPAK qe nuk do te kete asnje hakmarrje nese pushtetaret socialiste arrestohen. Pra askush nuk i persekuton apo quan lavire apo horra bulevardi si bente Sali Berisha kur ishte ne pushtet. SPAK nuk ka guxim tu afrohet Berishes e Metes sot qe ata jane ne opozite e nuk kane kurrfare pushteti,imagjinoni nese neser ata vijne ne pushtet. Pra SPAK ka treguar qe jane thjesht 12 Adriatik Lalla por me rroge e mbrojtje shume te mire se Llalla.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Real

        Ka mbete te jape mend dhe te flase per drejtesi ky hetuesi i diktatures. Ne nje shtet normal ky enverist duhej te ishte prapa hekurave, por jemi ne nje shtet RRUMPALL.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zot fali ! Akoma enderrojne.

          Real ! Je shume I sakte vetem se harrove Salen Sekretarin e Partise se DIKTATURES.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Drejtesia

          Ms merr mendje do te vije dhe ty Radha per zullumet qe ke bere

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tahip Lala

            Ishalla te merr me vete e boheni te dy qelbesirat bashke

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sqarim

              Plak matuf U fal te meta berisha -thote idioti , dhe pastaj pohon se skishte rruge tjeter!

              Përgjigjjuni
              1. f
                flisni aresyes!

                Une e dija se Spartaku ka vdekur qe me covidin, ky qenka gjalle. Po çanten e zeze e ka me apo i ka rene rruges? Po atehere kur Liroi Ilir Meten nga prangat e gjyqit, si e ndiente veten? Po kur shkonte ne Athine me Ylli Polovoninen per te promovuar librin "Nano dhe Berisha" e mban mend rrugen Spartak Braho? Po kurishte bashke kryetar i komisionit paralamentar me Spartak Ngjelen per krimin dhe shkaterrimin e shtetit nga ana e Sali berishes ne vitin 1998, e mban mend Spartaku?! SPAK-u dashka kohen e duheur per Sali Berishen dhe kishte kohe te merrej me kurvelleqet e Alemes me Safetin apo e pinte kafene te fresket per Arben Ahmetaj dhe akoma s(ishte plotesuar dosja per Sali Berishen e Ilmir Meten?! Keta jane jo ti shashe nga nenea se u ben mire, por tu futesh nje hur ne bythe dhe ti vesh ne gardh te ares ti hane sorrat me gjithSPAK-une e tyre qe vazhdon me drejtesine e PLEPAVE te Durresit. Krim makaber eshte veprimi i SPAK, ka lindur kaq breza njerzeish dhe kane vdekur kaq te tjeres dhe kryekrimineli tallet neper Shqiperi. A duhet bere vetegjyqesi me Sali Berishen, mbi SPAK dhe gjykates? Perse i duhet me jeta nje qytetari qe eshte ne gerrje dhe Sali Kerma i ka marre jeten e familjareve te tij? Keta tallen, prandaj duhet tu kthehet rresto!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drini

                  Jep llogari si e denove nje femije o spadhjak, per Gjergj Hanin e kam fjalen

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Me keto parashikimet e tua otaku oturaku na ke genjyer 25 vjet me aye canten e zeze qe mbaje me vete ,shkofshi te gjithe ne gropen e halese o hajdutet e dreqit ,bere rumpalle sa ishe me liken dhe me salen ,tani qe spo ta pjerdhin me llomotit si analistqener qe jeni .ju shofte rraca e mutit qe jeni .

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tanxi

                      200 litra naft do baba Taku e thote cte duash

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Realisti

                        Po këtë plerën kur do ta çojnë pas hekurave? Spartaku me çantën e tij plot gjynahe si Ilir Meta me bllokun e xhepit. Ju jeni të gjithë për tju varur prej këmbësh biles ty të parin o gjarpër muti.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Adriatik.

                          Spartak Broho eshte i lodhur.Diabeti ka bere punen e vet.Mos i besoni cfar thote. E njejta gje thuhet edhe per avokat Ngjelen,por ky nuk ka diabet,e ka nga viet e burgut lodhjen.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Risena Xhaja

                            Tak Taku nuk ka më një kujtesë të mirë për të qenë një gënjeshtar i suksesshëm. Ngeli duke bërë shurrën në dush. O rripjellës hidhini për të ngrënë Taku Oturakut se e keni lënë në listë pritje. Ka filluar të mburret, të thotë që është babai biologjik I Edvin Ramës !!?? Vërtet ? Pse njiheshin gjë me Netën ??!! Bo !!

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Franci

                              Vjet u tha qe SPAK ne vjeshte do te arrestonte edhe nga opozita. E fitova nje bast nje miku tim naiv. Tani po thuhej qe ne korrik gusht SKAP do arrestoje me ne fund koka drejtuese te opozites. Iku korriku, do te iki dhe gushti dhe e sigurte qe fitoj bastin e dyte. Do te ve dhe bastin e fundit me miqte e mi qe… deri ne perfundim te mandatit te Altin Dumanit do te kete 0 zero arrestime nga opozita. Edhe kjo eshte e sigurte. Ps ; se harrova , deri ne fund te mandatit do te kete nga SPAK edhe 4 arrestime te tjera por nga PS per ta cuar raportin 20 me 0.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Real

                                Zot fali nuk kemi harrusr askend. Doktor rrumpallen e njeh gjithe Shqiperia nuk ka nevoje per koment. Por perdorja e ketij hetuesi te diktatures qe te godase rrumpallen eshte perverse nga gazeta qe hiqet si e djathte por ne realitet eshte nje cerdhe e enveristave.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje