Zjarrvëniet, Rama shpërthen ndaj prokurorëve e gjykatësve: S’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që t'i zgjojë nga gjumi

31 Korrik 2023, 17:01Politika TEMA

Zjarrvëniet, Rama shpërthen ndaj prokurorëve e gjykatësve:

Kryeministri Edi Rama thotë se në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht.

Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se 20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë.

Sipas kreut të qeverisë, ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe.

Rama u bën apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar raste të tilla, që të zbatojnë rreptësisht ligjin.

“Policia e Shtetit po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht.

20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, por ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer, që është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, po edhe e mbarë njerëzimit.

Me ndryshimet që i kemi bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrëvënësit.

U bëj apel organeve të inspektimit të drejtësisë dhe mbikqyrjes së veprimtarisë së prokurorëve e gjykatësve, që të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë për t’i shërbyer ligjit të Republikës së Shqipërisë.

U bëj gjithashtu apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar rastet e lartpërmendura, që të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe t’i dalin për Zot kësaj pasurie të vënë në breza, e cila u takon brezave të ardhshëm, po edhe krejt njerëzimit”, shkruan Rama.

16 Komente

  1. k
    k

    Duket sikur po flet për zëvëndësit dhe bashkëpuntorët e tu. Apo për ata po flet ?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prejleshi

      Ministri yt kapi zjarrfikësin e doli e tha u kap zjarrvënesi. Prokurori e gjykatesi më keq se ministri yt.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Si 15 vjet !!!! Një zjarrvënës djeg me dhjetra e qindra hektarë bimësi e gjallesa. Rrezikon banesat dhe jetën e njerëzve. Shkatërron natyrën dhe mbyt me tym dynhanl dhe dënohet vezëm 15 vjet !!!!. Pirromanët duhen dënuar përjetë pasi bëjnë krim ndaj natyrës dhe krijesave të saj.

        Përgjigjjuni
        1. k
          katarakti

          SPAK-u pse është?! Ai duhet të arrestojë apo të përjashtojë nga detyra të gjithë prokurorët apo gjykatësit që nuk i binden ligjit. Është kaq e thjeshtë.Ndryshe këto veprime të paligjshme dhe të pandëshkuara të "njerëzve të ligjit" dëshmojnë që Rama nuk di, nuk mundet dhe ndofta as nuk do të bëjë shtet. Dhe për këtë unë nuk çuditem fare.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zamira

            Bravo kryeminister per vemendjen e kushtuar ndaj ketij krimi i cili duhet kapur sa me shpejte te jete e mundur. Me qeverine aktuale eshte e sigurt qe drejtesia do vendoset ne vend, dhe vendi do te eci perpara!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ema

              Turp per ata qytetare qe ndezin zjarre ne vendin e tyre

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ina

                Policia eshte gjithmone ne gadishmeri te qytetareve

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alban

                  Duhen hedhur ne flaken qe e krijojne vete

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eni

                    Shume mire ju ka thene

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luan

                      Po shkelin me kembe cdo parim njerezor dhe human , e shpifur , duhen denuar sa me pare

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dori

                        Shpresojme te merren vendimet e duhura per ato persona qe kane vendosur zjarret

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cfar Shteti drejton ky mor i Paperghjegjshem

                          O Maskara qe kerkon te shfajesohesh ne media ,nderkohe qe nji KM i shkerdhen katunaren nga ka ardhur banda e Lllallave e gjen menyren i Shkarkon e s'i lejon te bejne Shtetin Paralel ne kte vend ! Shqiptaret te votuan ty te drejtosh kte Shtet jo shkerdhatat e Vilave Spak ,qe ju Maskarenjt i shumefishuat Rrogat ,pa asnji Rezultat -kjo eshte te veshe Kujen o maskara e te njejten gje bere me Shkerdhatat e Parlamentit ,nderkohe qe shqiptaret s'kan para te nxjerrin Muajin ! Boll bere Shejtan budallain ,sepse mbas gjithe poshtersive e degradimit te gjithckaje ne kte vend jeni ju qeverria e KM .Nuk je i zoti ,te drejtosh Shtet ,sepse s'ke bythe ose do ta degradosah kte vend e kte popull -largohu -jep doreheqje . U arrestua Luftetari i UCK ne Tiran ! Nuk dije gje zotrote se cfar do bente Spak kurva ? Sigurishte qe e dije madje mire shume .Dhe cfar bere ? Si e ke ne praktiken tate , qite Videot me Rruget , me Qefn e Thanes etj etj si ke vepruar gjithmone kur eshte dashur te besh Detyren si Kryetare Shteti ,por ke futur koken ne rere si Struci ,e fshehur surratin .Maskara ,Tradhetare .Hajdute.Kriminele shkofshi ne djall nji ore e me pare se nuk duroheni dot me

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dani USA

                            Mos shkruaj ne gazet se nuk je gazetar,po je Kryetar shteti dhe bej punen qe te takon mblidh qeverin dhe dikutoni me ministrin e dretesis si ta zgjidhim kete pune se me drejtesin puna jote eshte shume mbrapa nuk zbatohet ligji dhe po su zbatua ligji nga gjykatsi populli nuk ka liri dhe kush nuk bene punen nuk paguhet dhe i jepet pushim nga puna po bere kete i ftove te gjitha betejat.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

                              Corapekuq,nuk behet shtet me ligjvenes a ligjzbatues sunite,shiite, tourkotsamides etj kesisoi njethundrake arabe.... gezuar ramazonin.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cesari

                                Kjo eshte papergjeshmeria jote si Kryeminister, dhe atyre sharlatanve qe ke pas. Mendo kur sistemi qe ju keni ngritur nuk mbron pronen publike si mund te me siguroje mua si qytetar nje mbrojtje te prones private. Rama jeni ie deshtuar ju se bashku me Ylsiun ministrin tend te ndritur apo Olsianin prokurorin e pergjithshem. Eshte turp qe te kemi dhene voten.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  KATUNDARI

                                  Dhe pastaj denoni ENVERIN sepse denonte zjarrvenesit.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje