
Nga Qafë Thana, ku së bashku me homologun Kovaçevski mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të programit të ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama nuk la jashtë qendrës së vëmendjes edhe punimet në Korridorin 8, një projekt madhor që sipas tij po shkon përpara me Maqedoninë e Veriut.
Kreu i qeverisë tha se puna është ndarë në 4 pjesë, dy kantiere të hapura dhe dy kantiere të tjera që priten të hapen së shpejti.
“Kryeministri preku me të drejtë një projekt madhor që po e çojmë përpara së bashku, Korridorin 8. Një ëndërr shumë e vjetër të cilës i ka ardhur dita të realizohet dhe në të dyja anët e kufirit tanimë po punohet konkretisht në terren për ndërtimin e këtij korridori.
Ne kemi dy kantiere të hapura dhe jemi në prag të hapjes së dy kantiereve të tjera sepse e kemi ndarë në katër pjesë ndërtimin e Korridorit 8 dhe kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit europian të infrastrukturës.
Ka qenë shumë e vështirë dhe më në fund ia kemi dalë në Samitin e Tiranës mes Ballkanit Perëndimor dhe BE dhe kjo na jep një tjetër energji pozitive, por na jep dhe një tjetër burim të rëndësishëm mbështetjeje nga Bashkimi Europian dhe për këtë arsye kemi pasur para disa ditësh një Samit në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë, ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe atë të Bullgarisë”- u shpreh ai.
Rama u ndal edhe tek ndërtimi i Korridorit Blu, ku sqaroi se janë në prag të nisjes së punimet për disa segmente duke filluar nga segmenti Milot-Balldre e për të vijuar me segmentin Kashar- Lekaj dhe Lekaj-Fier.
“Nga ana tjetër mos të harrojmë Korridorin Blu për të cilin ne po punojmë intensivisht. Jemi në prag të nisjes së punimeve për disa segmente duke filluar nga segmenti Milot-Balldren pastaj duke vazhduar me segmentin Kashar – Lekaj, më tutje me Lekaj – Fierin. Ndërkohë që presim Milot – Thumanë. Thumanë – Kashar është në ndërtim dhe është 70% i ndërtuar.
Presim që deri në fund të vitit të kemi dhe projektin që lidh Bunën përmes urës së re me Balldrenin dhe kështu do të kemi një korridor të standardeve të Bashkimit Europian që do të lidhë veriun e Shqipërisë me jugun e Shqipërisë dhe do të mbarojë tortura e jashtëzakonshme e gjithë atyre që vijnë nga lart, qoftë nga Kosova qoftë nga veriu i Shqipërisë dhe që duhet të mbërrijnë në Tiranë përmes një shtegu që është bërë praktikisht një shteg torturues për shkak dhe të fluksit shumë të lartë të automjeteve.
Më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut dhe unë i jam shumë falënderues kryeministrit dhe gjithë ekipit të tij që pranuan që ta bëjmë këtë eveniment në anën tonë të kufirit dhe jam i bindur se më herët sesa vonë do rikthehemi për të parë të rindërtuar tërësisht këtë pikë sipas standardeve të Bashkimit Europian falë një projekti të lehtësimit të transportit në Ballkanin Perëndimor që po e realizojmë me financimin e Bankës Botërore”- tha Rama.
Projekte madhore por buxheti shqiptar nuk i perballon dot. Duhen rritur pensionet e rrogat e vogla te buxhetoreve. Cmimet kane shkuar shume lart. Dyfishi i vitit 2013. Mishi, bylmeti, frutat e perimet. Baza e buxhetit familjar. Te shohim
Inxhinier Edushka …..lol
Booooo sa do nxihet kur te mare vesh per 4 kantiere ne koridorin 8 spiuni Agush askush kokeducja. Kur ishte ai ne pushtet filloi rrugen Elbasan Tirane dhe e la rrugeve , megjithese hajduti Haxhinasto xhiroi 45 milion dollare per firmen *aktor* diten qe ra nga pushteti . Dhe kete rruge me sforcime te medha e mbaroi gjigandi Edi Rama ashtu sic mbaroi dhe 7 urat e rruges se kombit qe perbindeshi i vucidolit i la me nje kalim dhe u nxitua te deklaronte autostraden te mbaruar kur ajo kishte dhe njeqind probleme pa mbyllur. Po si nuk ka bere nje veper qe te lere gjurme ky spiuni Agush kur ishte ne pushtet , shikojeni rrugen Tirane Durres si e ka bere me dy korsi ,( kur ajo duhej te ishte me 4 korsi ne cdo drejtim)qe thyen makinen per 34 km rruge me dy korsi kur ajo eshte rruga me e rendesishme e koridorit Tirane Durres. Por aq eshte vizioni i spiunit Agush sa per te ndertuar nje kamping te degjeneruar ne Jale per lristat apo per te ngritur kjoska universitare ne katin e trete te nje pallati si Vitrina apo Kristali qe dolen piramida te pastra arsimore ku shiteshin diploma per Xhelal Mziun apo per sharebajgat e Jales.
Vazhdo punen, puna ju dha drejtimin eqeverise per 12 vjet
Kantjere te reja per vjedhje te tjera. Ohoho. Lum shqiptaret.
Po hë o artist se n'a bone merak! Pas gjithë këtyre skandaleve nuk na nxorre ndonjë 3-D të hiqnim mendjen nga zhurma. Po beheshim dhe merak. Çfarë të ketë vallë ky artisti, mos është i zënë me vizatime se me hallet Riahikim, formatim, qeverie ... Jo se nuk do por thjesht nuk mundesh aty ku je zhyt dhe s'po di me dal prej andej. Thuaj Bela-s të ahohi ndonjë projekt por veç kujdes artist se zërat e këqija thonë se Belaja është "kuçedër". Një hudh atje ku duhet e 3 m'xhep. Jo se të rruhet shumë ty se ti s'mban "përgjegjësi". Po thjesht se po të dalin të gjithë hajdute.
Koridori 8 pa dy portet e Durresit dhe te Vlores eshte "vera uja " Koridoreet jane vazhdim i artereve te Evropes e pa portin , vazhdo bej davet me mendje,Shqiperi -Maqedoni e Veriut. Jane dy vendime te organizmave europiane qe per Shqiperine kane caktuar prioritet ndertimin e porteve. Koridori nuk eshte vetem xhadeja o piktor i madh. Eshte hekurudha kriesorja. Ja the po kujt ja the i thomi ne andej nga ana e Meros.
Ne rregull e ke ti se ben cfare te duash me parate e droges. Vidhni pa hesap dhe jeni me fat qe keni nje popull dele. Te fala Schwabit
I vetmi dhe e vetmja qeveri qe ka luftiar kunder koridorit te tete eshte Rama sejmenet e tij , si mund te jesh pro koridorit te tete kur shkayerrove portin e Durresit i dhe dhe vazhdon ti japesh te pangopuprit Kastrati i cili menaxhon finacat e qeveritareve te tu dersa sot me urdherin tend personal qytetareve te shqiperise u duhet te paguajne prishjen e jo me pak se kater kontratave koncesionare me vleren e qindra miljonave Eurove , ti sje asgje tjeter vetem antishqiptar