A do jetë më Gazment Bardhi sekretar i PD? Flet ish-ministrja e PD

30 Korrik 2023, 21:00Politika TEMA

 

A do jetë më Gazment Bardhi sekretar i PD? Flet ish-ministrja e PD

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mirela Karabina ishte e ftuar këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në PD, ku ditën e djeshme Lulzim  Basha u rishpall kryetar i Partisë Demokratike.

E pyetur nëse do jetë më Gazment Bardhi sekretar i Partisë Demokratike ajo tha se këtë gjë do e vendosë kryesia.

“Nuk di të them për këtë, do presim vendimin e kryesisë”,-tha ajo.

Ndërsa për 7 deputetët të cilët mbështetën Gazment Bardhin të cilët e quajtën anti-statutor procesin për zgjedhjen e kryetarit, Karabina u përgjigj:

“Është i njëjti grupim që gjatë fushatës kanë mbështetur kandidatët e Rithemelimit.

Ne pranuam të gjithë që do të ecnim në këtë rrugëtim pra do shkëputeshim nga e shkuara, do ecnim përkrahë partnerëve dhe aleatëve në papajtueshmëri me korrupsionin dhe me një parti demokratike që do e drejtonte vendin me integritet moral dhe profesional të njerëzve që do të bëjnë pjesë te ajo.

Në momentin që shkel parimet e kryesisë e mban një qëndrim tjetër, atëherë ti ke përgjegjësinë të sqarosh këtë qëndrim politik”,-tha Mirela Karabina.

2 Komente

  1. N
    Nga Pd e re

    Gazment Bardhi as per roje banjosh nuk bene , njeri qe te pret ne bese , jo shqiptar ! Ndersa ata te tjere deputet qe punojne nen dy flamur me rithemelimin dhe Pd qe u inkuadrua , nuk kanë vend me ne rradhet e Pd-së ne zgjedhjet e ardheshme !

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saluku

      E ç'mund te presesh nga ky pederast qe mbeshtetet nga anonime si Lefter Kostenja e kompani,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje