Kryesia e PD: Bardhi dhe Tabaku paralajmërojnë bojkotin

30 Korrik 2023, 20:10Politika TEMA

Kryesia e PD: Bardhi dhe Tabaku paralajmërojnë bojkotin

Pas fitores së zgjedhjeve si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë këtë të diel një mbledhje të Kryesisë.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se në mbledhje nuk do të marrin pjesë Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.

“Basha ka thirrur dy forumet kryesore që e mbështetën atë edhe gjatë kohës që ai ishte tërhequr. Bëhet fjalë për Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet në orën 20:00. Kritikët e Lulzim Bashës, të cilët nuk e njohin atë si kryetar partie, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetaren e dikurshme, Jorida Tabaku nuk do të marrin pjesë në këtë takim. Kjo përbën një cikël të ri takimesh të Lulzim Bashës me Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë, por njëkohësisht do të jetë një sfidë më vete në shtator edhe për Grupin parlamentar, pasi nga 52 deputetë që nga Grupi Parlamentar demokrat, vetëm 8 deputetë dje votuan për ta rikkthyer Lulzim Bashën në krye të PD-së, duke bërë që ai të ketë mbështetje të ulët.

Është e paqartë nëse sonte do të ketë vendime apo do të ketë një darkë falenderuese dhe komunikuese”, raportoi gazetarja Konomi./abcnews.al

1 Komente

  1. U
    Ushtari.

    Mos perfundoni si Grida.Gjeni ndonje televizion per moderatore sa nuk eshte vine.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje