
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së Hamallajt, ku shoferi i Kuvendit është përfshirë në një sherr të rëndë, ku ka ushtruar dhunë me shkopinj bejsbolli.
Gjatë gjithë ditës, mediat opozitare kanë vënë në pah faktin që Martin Nikolli ishte shoferi i kryetares së Kuvendit dhe e kanë lidhur me ngjarjen tjetër me shkopinj bejzbolli në Borizanë, ku u përfshinë Rrajat.
Lindita Nikolli, në një njoftim për shtyp thekson se dënon ashpër veprimin e dhunshëm të shoferit dhe solidarizohet me familjen Kaçi që është viktimë e dhunës.
Reagimi i plotë
“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme.
Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.
Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji.”
TemA
Lini një Përgjigje