Basha paralajmëron dy Komisione Hetimore në shtator: Fondet e Bujqësisë dhe Investitorët strategjik

30 Korrik 2023, 22:25Politika TEMA

Basha paralajmëron dy Komisione Hetimore në shtator: Fondet e

Lulzim Basha ka bërë të ditur në mbledhjen e kryesisë se në shtator do të nisë kërkesën për ngritjen e dy Komisioneve Parlamentare. Siç bën të ditur zyra e shtypit e PD-së, Lufta kundër korrupsionit prioritet në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Basha, ja dy hetimet parlamentare që do të kërkohen në shtator…

 Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

 Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:

1. Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

2. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.

 

1 Komente

  1. L
    Li

    Jam shume dakort me kete qe kerkon ky dauni. Po ky per vete kur do jap shpjegim per rrugen qe la rrugeve me vjedhjen qe beri. Per 21 janarin qe ka 4 të vrare ne CV-në e tij. Per pagesen e lobimit ne SHBA me ruset etj etj se s’ja vlen të lodhem të gjithë e din kush eshte ky ordiner. Po si more s’paska nje intelektual të ndershem ky vend po gjithnje me riciklime do merremi ? E shkreta Shqiperi e kane zen per fyti hajdutet dhe po ja marrin frymen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje