
Lulzim Basha, ka nisur aksionin politik sapo është zgjehdur në krye të PD-së, ku ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 2 shttator.
Një ditë pas fitores së zgjedhjeve në Partinë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha ka nisur një agjendë intensive takimesh, ku më kryesoret janë mbledhja e dy prej forumeve më të rëndësishme të PD-së, Kryesia dhe Kolegji i Kryetarëve.
Kryetari i PD i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator.
Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:
Ndryshime statutore;
Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.
Lini një Përgjigje