
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski inspektuan Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku u prezantua nisma “One stop shop” mes dy vendeve respektive.
Rama tha se qëllimi i dy vendeve është unifikimi i plotë i doganave e për të avancuar me këtë ide nuk kanë përse të presin integrimin në BE.
“Dua të shpresoj se të dyja Ministritë e Brendshme do kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të sezonit, për të bërë kalimin me kontroll të rastësishëm të makinave të targuara republika e Shqipërisë apo republika e Maqedonisë së Veriut.
Ky është një hap i rëndësishëm, por qëllimi final është unifikimi i doganave që natyrisht do të vijë me integrimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, por nuk kemi pse të presim Bashkimin Europian për ta avancuar si ide.
Ka pasur shumë skeptikë dhe përqeshës kur ne e nisëm këtë proces, por ndërkohë rezultatet flasin çdo ditë e më mirë. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë ku jetohet si në Bashkimin Europian pa pritur të jemi pjesë e tij. Kryeministri përmendi projektin e shumëfolur të Korridorit 8 të cilit i ka ardhur dita të realizohet e për të cilin po punohet në të dyja anët e kufirit”,-tha Rama.
Ala vazhdon me teoritë e tua demagogjike-utopike ky mo. Apo do me i hap rrugë "shqyerjes" me Serbinë.... Ky është për shumë Shqiptar kryeministri më i mirë, (vlerësuar aparencën sipërfaqësore dhe fasada-shown). Por jua garantoj që politikisht dhe ndërkombtarisht ky nuk o asgjë tjetër veç një "haxhiqamils"
je nje hap para perhere
Rama nje lider i denjte per te gjithe ballkanin ka shume te drejt????
ti je me i madhi i gjithe ballkanit leri keta lepujt qe kane frike per cdo gje
Per tu duartrokitur puna midis dy shteteve dhe Rama ka shume te drejt me ate cfare po thote
Shume mire e ka then Edi Rama
RAMA CDO GjE QE THOTE E KA TE SAKTE
RESPEKTE PER RAMEN!
Ballkani me te afert se asnjehere me politikat qe po ndiqen
ti je burre shteti