“Zhdukja” dhe rikthimi i Bashës, plani i kryedemokratit pas 16 muajve hije

31 Korrik 2023, 21:40Politika TEMA
“Zhdukja” dhe rikthimi i Bashës, plani i kryedemokratit pas 16

Lulzim Basha duket se nuk do të humbasë më kohë dhe fill pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike ka nisur aksionin opozitar.

Përgjatë 16 muajve që qendroi në hije, Basha duket se ka hartuar një plan të detajuar për atë se çfarë do të bëj për të kontrolluar partinë, por edhe për të bërë opozitë ndaj maxhorancës socialiste.

E diela e parë pas votëbesimit nga 17 mijë demokratë e gjeti Bashën në dy mbledhje të njëpasnjëshme. Fillimisht Kolegji i Kryetarëve dhe më pas Kryesia e Partisë, nga ku zyra e shtypit shpërndau disa vendime.

Në aspektin parlamentar, Kryesia ka vendosur që Partia Demokratike të depozitojë në Kuvend kërkesën për ngritjen e dy komisioneve, një për fondet e IPARD dhe një tjetër për statusin investitorit strategjik. 

Mbetet për t’u parë se si do të veprohet për këto kërkesa, në kushtet kur pas zhvillimeve të qershorit dhe korrikut, numri i deputetëve demokratë që mbështesin Bashën nuk është më shumë se 10.

Me dy grupime kundër tashmë, njëri pro Berisha dhe tjetri pro Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë mbrëmjen e së dielës u miratua kërkesa e Bashës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 2 shtator.

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të organit më të lartë vendimmarrës të partisë do të jetë kjo agjendë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; si dhe Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

2 Komente

  1. P
    Populli

    Luli, nese kerkon seriozisht te fitoje votat e shqiptareve te Shqiperise, duhet t'u thote zyrtarisht shqiptareve (dhe botes demokratike) nese, me 21 Janar 2011, ishte Minister i Brendshem apo jo; nese ishte ne tarracen e nderteses se Kryeministrise apo jo; nese e kishte ne varesi te drejtperdrejte Garden apo jo; nese dha urdher qe reparti elite i Shqiperise te hapte zjarr luftarak kunder popullit protestues apo jo; nese duhet rigjykuar e tere kasaphana e 21 Janarit, jo vetem ceshtja e 4 te vrareve, por E TERE KASAPHANA qe kreu reaprti elite i Shqiperise. Nese Luli deshmon qe eshte pa faj, e ka voten. Nese del ndryshe, nuk mund te pajtohet nje vend demokratik me nje kryeminister genocidist.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      BRAVO ! Dukesh qe ke damar intelektuali Ndahu nga Basha dhe krijo nje parti te djathte te re : p.sh: Rilindja demokratike ap Bashkimi demokratik, dhe boj thirje rinise dhe sidomos te djathtes shqipetare, qe t'ju bashkohen me idene e vetme : Katarsis te gjithe shoqerise shqipetare duke: - u nda pefundimishte nga klani Berisha, Basha, Mediu, - u nda perfundimisht nga fjalimet me sharje dhe denigrim te kundershtarit, - duke paraqitur ide te reja popullit dhe jo shaj shaj e genje se diçka do ngelet. - duke premtu drejtesi nga te gjitha krahet politik dhe denimin e tyre per keto 30 vjet ne pushtet. - Duke premtu rikthimin dhe njohjen sidomos te pronareve te vertete (tokave etj). - duke premtu me dore te hekurt luften kunder korrupsionit pa dallim politike. - duke favorizu ne maksimum meritokracine dhe jo partine. - duke paraqit program ekonomik te fort dhe rindertim te venit (Hekurudha, rruge fshati etj...), - duke ndalu islamizimin e metejshem te Shqipnis (Stop ndertimin e minareve ne çdo cep te venit), - Duke punu per shqipetaret dhe leri menjane ato dallaveret e politakeneve te 30 vjeteve me teorira siç jane ato: na mbeshtet apo jo amerika, evropa etj etj keto jane lloqe. Puno per shqipetaret dhe do e shofesh se populli do ju mbeshtes. Edhe USA apo BE do t'ju mbeshtes kur e shef qe populli juaj ju mbeshtet. Bejeni kete gje zoti Hani dhe ne do jemi prane jush. Dy partite e vjetra PS dhe PD grata apo jo, kane krijuar nje polarizim fallco ne shoqerine shqipetare dhe nje ide gjoja asnje parti e vogel nuk mund te çaje sepse populli do vetem keto te dyja!? Mendimi im eshte se keto dy parti do bien si copa letre nqs nje parti e vertet e djathe del me program dhe ide siç i citova me siper. Partite e vogla (Shehu, Duka, Mediu etj etj) jane copeza pa karakter dhe servila te dy partive te mesiperme dhe kjo eshte arsyeja qe nuk mund te progresojne, aq me teper qe drejtohen nga njerez qe kane probleme me drejtesine dhe krimin (mediu etj etj). Jemi pas tej zotni Hani nqs ke Koqe !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje