Basha takon emigrantët në Itali: Kasta e vjetër po pengon votën tuaj

28 Prill 2024, 19:11Politika TEMA

Basha takon emigrantët në Itali: Kasta e vjetër po pengon

Lulzim Basha, kryetari i PD-së, ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Italinë e Veriut, përkatësisht në Lombardi. Siç bën të ditur zyra e shtypit e PD-së, Basha ka deklaruar se kasta e vjetër politike po përpiqet të ndalojë votën e emigrantëve, por ka premtuar se PD do të bëjë të pamundur për të realizuar në reformën zgjedhore, votën e e tyre.

Deklarata e Bashës

Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, për të realizuar votën tuaj këtu ku jetoni, në kushte të plota të integritetit dhe të lehtësisë për ta hedhur këtë votë. Por ka një komplot të kastës së vjetër politike, ka një komplot të atyre që sot e gjithë ditën, e gjithë natën e shohin diasporën shqiptare, emigrantët shqiptarë me vlerat që ju përfaqësoni, me parimet tek të cilat besoni, sepse përmes këtyre parimeve të jeni të qartë përpara, në Itali, Greqi, në Amerikë, në Angli e kudo si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër. Për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është, madje duke e plakur e duke e pakësuar ditë për ditë, për sa kohë mbahet nën kontrollin e duarve dhe mendjeve të vjetëra politike. Kjo ëshët arsyeja pse më pak se një vit para të katërtave palë zgjedhje që kur premtoi votën e emigrantëve nga kjo sallë, ky kryeministër por jo vetëm ai i druhen zërit tuaj, i druhen vendimit tuaj, i druhen gjykimit tuaj, i druhen votës tuaj. Qëllimi është i qartë, t’ju bëjnë të hiqni dorë nga Shqipëria.

 

 

5 Komente

  1. s
    sapa

    PO ti o qelbesire kujt i perket?Spak duhet ta therrase kete maskara Bashen!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      KETIJ PALLES I DUKET VEHTJA KASTA E RE......NJE KRIMINEL GJAKFTOHTE QE VRAU KATER BURRA NE BULEVARD ME DUAR NE XHEPA.....SHITI DETIN GREQISE .....VODHI FONDET E RRUGES SE KOMBIT..........PRISHO MBIKALIMIN E ZOGUT TE ZI PESE MILION EURO ........SHESHIN SKENDERBEJ E KETHEU NE NJE SHURRTLRE GJIGANDE ........ SHITI TEK SERBET VIDION QE VERTETONTE KRIMET KUNDER KOSOVAREVE.......PLOTESOI DOSJEN KUNDER UDHEHEQESVE TE UCK DHE NUK KANE TE SOSUR KRIMET E TIJ ........ME E PAKTA DUHET CUAR NE BURG......

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati me mend ne koke

        Emigrantet duhet te votojne. I takon. Ata e kane mbajtur ekonomine ne kembe kaq vjet. Me parate qe i sjellin familjeve. Normal qe duhet te votojne. Preken direkt tek ekonomia e tyre nga keq qeverrisja.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Sa mashtrues qe je more Lulzim Basha. Ishe ti qe ne zgjedhjet e kaluara e kundershtove me force qe te mos vendosen ne ligjin zgjedhore vota per emigrantet dhe depolitizimin e comisioneve zgjedhore? Mos kujto ti se Shqipetaret e kane kujtesen e shkurter, nuk mund te besh politike duke genjyer!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            Cju gjeti qe nuk mi botoni komentet????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje