Basha uron PPE për fitoren: Garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

10 Qershor 2024, 15:44Politika TEMA
Basha uron PPE për fitoren: Garanci për vijimin e procesit integrues

Kreu i PD Lulzim Basha uroi sot Partinë Popullore Europiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.


Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemokrati është shprehur se fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin.

"Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme.

Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit.

Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Weber për rezultatin e shkëlqyer”, shkruan ai.

2 Komente

  1. P
    Populli

    Kush eshte ky dhe cfare pune ka

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lenci

      Kunati i Erion Isufit

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje