Rama në 25 vjetorin e çlirimit në Kosovë: Rugova lider i pazakontë! Ati i lirisë

10 Qershor 2024, 13:04Politika TEMA
Rama në 25 vjetorin e çlirimit në Kosovë: Rugova lider i

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Prishtinë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Në Konferencë Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s “Rugova dhe Perëndimi”, Rama tha se Ibrahim Rugova është ati themelues i Kosovës së lirë.

Sipas Ramë, Rugova i cili u vetëshpall president i Kosovës në atë kohë, kishte një guxim gjeniu që bëri një gjë të tillë vetëm me shpresën për të dalë nga errësira, pavarësisht mosbesisë së njerëzve dhe talljeve të tyre.

“Rogova ati themelues i Kosovës së lirë ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Një politikan i rrahur me vaj e uthull një figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhur si një të tërë pa i hyre në hak pjesëve.


Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar. I pashpjegueshëm dot deri në fund për mënyrën se si i imponuar njerëzve si lumi që rrjedh duke krijuar shtatin. Rugova kryetar pa pallat e pa komb e çoi vendin drejt të ardhmes. Ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin. Ishte një akt donkishotest për shumë.

Një president pa pallate komb, pritej në shtëpinë e bardhë, nga Papa Gjon Pali në Vatikan, duke e zgjeruar si një përrua shtratin e vet, vëmendjen ndër ndaj çështjes së Kosovës dhe duke ushqyer përkushtimin e palëkundur ndaj zgjidhje paqësore.

Udhëheqja e Rugovës pati një aftësi të rrallë për ta lidhur fatin e vendit të tij të panjohur me fatin e botës demokratike, për ta integruar shqetësimin ekzistencial të një province të shtypur ne gjeopolitikën globale, duke bërë bashkë qëllimin e lartë dhe mjetin e urtësisë dhe duke e kthyer në kapital çdo hap të gabuar të armiqve, dhe duke i dhënë Kosovës të vetmen pasuri natyrore të mundshme, miqtë e saj ndërkombëtar.

Pa Rugovën s’do kishte pasur UCK, pa luftën që ai filloi në paqe s’do ishte arritur paqja e fituar me luftë, pa miqtë e mëdhenj, pushkët e UÇK s’do jehonin mbi Beograd përmes bombave të NATO-s. Kohët që paqja të kërkonte luftën, që lufta të mundësonte paqen, mund të mos kishin ardhur kurrë.

Me fjalët i vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia dhe strategjinë e tij të paqes për të fituar luftën, Rrugova dëshmoi se besnikëria ndaj parimeve është mbytës pa largpamësinë dhe e dyta paqes së plotë i duhet diçka esenciale më shumë se sa fitorja e luftës me armë, i duhet shikimi i të shkuarës me sytë e të ardhmes, dhe jo shikimi i të ardhmes me sytë e të shkuarës”, tha Rama. 

10 Komente

  1. X
    XXXL

    Po kafe me Miloshevicin o Ed Droga pse pinte Rugova, apo tshte pjese e skenarit per clirimin e Kosoves. Rrofte UCK dhe Amerika se per Rrugovem nuk do te kishte kurre Kosove shtet..

    Përgjigjjuni
    1. A
      Askisha

      Po, z. XXXL, mendoj se kafeja me synim paqen duhet pire me cdo kundershtar, madje dhe me armikun tend se, ne fund, cdo gje me marreveshje perfundon. Edhe i derguari i SHBA e takoi dhe piu kafe disa here me Milloshevic pikerisht per te mos shkuar ne lufte....Pse, Rugova nuk duhej te komunikonte me te? Ndaj, duhet shtjelluar me gjere dhe me disa kendveshtrime kafeja si me siper, mendoj

      Përgjigjjuni
      1. m
        mirel

        Si thu ti Askisha e Ramutit... Mos valle ajo kafja e te "derguarit" amerikan e cliroi Kosoven?

        Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      o boooobo sa bukur e paska thënë ky"“Rogova ati themelues i Kosovës së lirë ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Një politikan i rrahur me vaj e uthull një figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhur si një të tërë pa i hyre në hak pjesëve."! berluskoni ishte "ati" i krijimit të politikanëve "influencer",rrugova ishte "ati" i politikanëve që sakrifikojnë popullin që ju ka dhënë besimin për të shpëtuar familjen e tyre!!diktatorët e kanë bërë gjithnjë një gjë të tillë,por tek presidentët e zgjedhur nga populli nuk ka qënë e pranueshme!e rugova ky "lider i pazakontë",nën kërcënim, kërkoi që aleatët e popullit të tij të mos bombardonin armikun që po vriste e priste nga të gjitha anët!!ky "lider i pazakontë"ishte aq "gjeni" sa ta mohonte thënjen e tij për dy javë rresht,pasi nuk ishte më nën kërcënim!pra rugova ky "lider i pazakontë"hapi rrugën për njerëz si ti o edvin!!edhe ti vë përpara popullit që të ka "zgjedhur",familjen tënde veten tënde!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesuesi i fillores

        Ore antiçensurë , çdo gjuhë e botës , madje edhe hieroglifet kineze , kanë nga një pikë në fund të fjalisë , pas së cilës fillohet me gërmë të madhe . Në të kundert , lexuesit i merret fryma , po të lexojë fjali pa pika . Korrigjohu një çikë , hë të keqen vëllai , nuk mbeti në dorën tënde , të na shpikësh mënyra të reja shkrimi .

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          mësuso e du të ke të drejtë??a ma merr atë mikun në gojë dhe pastaj vazhdo e jep mësime!

          Përgjigjjuni
      2. E
        E Veryeta

        Nese do ishte arritur Marreveshja e Mukjes per Rugpven do thihej Mit'hat Frasheri I Kosives.

        Përgjigjjuni
        1. E
          EdKari

          Kosovaret duhej ta fershellenin fjalimin e Edvinit

          Përgjigjjuni
          1. V
            VLONJATI

            T'a ka ngjeshur në gojë Edi , më duket .

            Përgjigjjuni
          2. N
            Ngeli duke pellitur jashte Shqiperise KM

            Ne Shqiperi kur vjen , me Piktur e Podcast ,nderkohe qe Shqiperi Parlament cdo institucion ,Dreqessia , Kaps , Policia , gjithandej eshte rrumpall kaos Total . Neper rruge perrleshje shikon Turma vandalesh ,njerez qe me egersirat e ke te veshtire ti ndash , gjithcka ne Kaos , e vetmja gje qe funkionon eshte Kriminaliteti ne rritje , i cili mbizoteron tashmo ne raport me qytetaret e lire . Cdo dite hikojm edhe kulktivimin e antishqiptareve si psh Manjani sot kerkoj Lirine e Kriminelit filogrek Bejlerit ,duke kercenuar Qeverrine ! Cfar fshihet pas ksaj Heshtje te KM tone Indiferent ? Perse eshte KM ky njeri i cili vetem Abuzon me Puhtetin e tij dhe nuk ben Detyren ne mbrojtje te Integritetit e Dinjitetit te ktij vendi , ku Filo Greket e ngren Zerin me Fort se shqiptari Medie e ekudo , dhe Antishqipotret gezojne Lirite e te Drejtat me te Medh ne kte vend e Shqiptari eshte len ne meshire te Anarshizmit qe ky palo KM qellimihte i jep jet duke mo ber anjiher ate qe duhet ne kte vend ? A ka ndoji Grup Intelektualeh (jo kta pederatet qe dalin Haleve TV ) por ata qe e duan vertet kte vend , ti kerkojne ktij KM te mbaje qendrim kunder Antishqiptarizmit te financuar nga Greqia (jovetem, medieve Shqiptare ) por edhe Inkriminimin e Qeverrise tij i ishte rti me Ahmetaj ! Mos vall s'e dinte ky Maskara KM se cili ishte A.Ahmetaj ? Praaa , ky KM po e con Shqiperine drejt nji Humnere shpetim . C'ehte kjo Politike absurde si mos me pas asnji lloj Koncepti Shtet e fare gjaku Shqiptari o bytheim Tirane , qe lejon qellimihte Zhurmen Meditike ti hedhesh hi syve te Opinionit . Ku dreqin je duke e cuar kte vend ,qe inkriminohet e injorohet cdo dite nga Antihqiptaret etj ????????????????????????????? Dil e na jep pergjigje o Pusht i Ndyre sepse na ka ardhur ne maje te hundes .Kush i perfaqson Shqiptaret dhe dinjitetin e ktij vendi ktu o Pis Njeri ! Asnji Kryekriminel nuk denohet , Antishqiptaret shtohen , ne rruge kaos ,aksidente vrasje e vjedhje cdo dite .Ku e con kte vend o Shkerdhate ??????????????????????????????????? Kemi te dreejten e nji Pergjigje sepse te kemi besur Shqiperine e Vote

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje