Vajza e Sali Berishës, Argita, është shfaqur sërish si drejtuese e protestës para Bashkisë së Tiranës.
Edhe këtë herë kërkesa e saj është t’i lirojnë babin, të cilin SPAK e ka vendosur në "arrrest shtëpie" me akuzën e korrupsionit.
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë po mbajnë protestën e radhës te Bashkia e Tiranës.
Militantët e Rithemelimit kanë nisur të grumbullojnë gomat për t’i djegur para bashkisë, për të përsëritur skenarin e protestës së kaluar edhe pse policia u ka përsëritur disa herë thirrjen që të shmangin aktet e dhunës.
Lini një Përgjigje