Baton Haxhiu flet me emra: Biznesmenët shqiptarë që kanë njohje personale me Donald Trump

7 Nëntor 2024, 09:16Politika TEMA
Baton Haxhiu flet me emra: Biznesmenët shqiptarë që kanë

Baton Haxhiu, i ftuar në "Opinion", ka treguar se disa biznesmenë nga Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje dhe njohje personale me Donald Trumpin.

Blendi Fevziu: Më the që Donald Trump ka njohje personale familjare me biznesmenë ose biznesmenë shqiptarë kanë njohje me familjarë të Donald Trump. Për kë bëhet fjalë?

Baton Haxhiu: Unë mendoj që janë 3 biznesmenë të cilët e kanë një afërsi që e kanë ndërtuar prej kohësh.

Blendi Fevziu: Pashë Behgjet Pacollin dje në Palm Beach që ishte në vendin ku Trumpi priste rezultatin.

Baton Haxhiu: Ka afërsi me dhëndrin e Trumpit dhe vajzën e tij e cila ka qenë edhe në Kosovë e Shqipëri.

Blendi Fevziu: Me Tifanin, vajzën e dytë?

Baton Haxhiu: Me Tifani, vajzën e dytë.

Blendi Fevziu: Ka qenë në Kosovë, në shtëpi të Pacollit?

Baton Haxhiu: Po. Disa herë. Dhëndri i z.Trump ka babain shumë të pasur libanez dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë, Behgjet Pacolli me afërsi. Pastaj është një grup i gazetarëve, duke përfshirë dhe Beratin (Buzhalën) që kanë një lidhje jashtë familjes, Pacolli me z.Grenell që e kanë ruajtur për shkak të historisë me Kosovën.

Pastaj është Shefqet Kastrati i cili ka gjithashtu afërsi me familjen e Trump në disa nivele, ai ka edhe me Ivankën edhe me Jared, por edhe me Tifanin. Gjithashtu me Tifanin ka edhe Shkëlqim Devolli, dhe ka me njërin prej njerëzve kryesorë të tij që kanë afërsi të jashtëzakonshme, dhe kanë qenë edhe në dasmën e tyre. Por kjo nuk do të thotë asgjë politikisht.

16 Komente

  1. B
    Bureto

    Në çdo kuptim "Politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë!", ku kjo e fundit është gjithmonë e para.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noni noni

      Po Grenell eshte peder…..thua te ket lidhje me Buzhalen?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosovar

        Jo me Devollin e dine te gjithe! Pse akuzon Buzhalen???

        Përgjigjjuni
    2. S
      Sazan

      Pune hajdutesh hesapi.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gezohu malokeri sè loku do shpetoj

        ja qe i gjetem edhe miqte per nongraten sali

        Përgjigjjuni
        1. z
          zeqiri

          po more do shpetoi si jo të na vie shëndosh i krrusur pas 20 vitesh

          Përgjigjjuni
        2. W
          Whitesnake

          Perfundimisht, karlleqe!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enes

            Ky do me na thene, mos e ngacmoni Cet Kastratin se e ka mik Trumpin. I paska marre ca le te mira

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haku

              Pse sthua , paskan per te plasur pazaret tani... vk.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hasoni

                Une bej pjese te ata individe qe nuk ndjek asnje bisede ne tekevizion; jam I dhene pas sportit dhe filmit. Me to e kaloj mbremjen, por ne mengjes i hedh nje sy shtypit dhe tronditem nga niveli shume i ulet dhe jashte interesit publik i bisedave te zhvilluar ne televizionet kryesore!

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zaza

                  Pirdh pirdh se lirohesh o fevzo Hajduteri lukunia dhe fevzo nuk u ngoppp

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    paemer

                    vend anormal ku ekzistojne ,batonë,cimrat,bushatet,hilat,andonet,kullat,cakote plot te tjere

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tanku

                      Faktikisht pervec deri diku Pacollit, kta te tjeret kane kohe qe i bejne lajka per hesap te Rames po Trumpi se rru. Ka per tju zhduk ore morracake qe keni vjedhur toka e cdo gje

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        ...

                        Morracakët, veç të tjerash, e votuan më së shumti Trampin; po tani ç'do thuash(?). Me siguri do shash. Kështu bën Tanku, kur s'ka atgumenta. Jepi!

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edi

                          trapi i Trapit....

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Alfred

                          Dy rrospijet me te spikatura te medias se kalbur shqiptare! Matrapaze te rendomte, njerez te vegjel dhe bosh! Cifti i ketyre rrospijeve ndotin ambjentin publik me gjithefare te pavertetash, manipulues te paskrupullt! Nuk percjellin asnje mesazh ne te mire te opinionit. Sepse, nese rasti Trump duhet marre ne reference, d.m.th qe te fshihet nga skena gjithe mafia politike-media-biznes, edhe keta te dy duhet te perfundojne ne rruge te madhe! Me kesi pseudo-lajmesh duan te bejne shantazh dhe diversion ne opinion se, sido te rrotullohet loja e pushtetit keta maskarenj do i kemi neper kembe! Fevziu i pafytyre ka pare te investuara te Kastrati, prandaj leh, per hesap te vet!...

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje