
Në 50-vjetorin e krijimit të saj, Baza Ajrore e Gjadrit ka rifilluar funksionimin e saj, duke pritur për herë të parë fluturimin e helikopterit të ri UH-60 Black Hawk në pistën e saj, pjesë e modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare.
Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ferdinant Dimo, theksoi rëndësinë historike të kësaj baze. “Kjo datë shënon krijimin e një prej objekteve më të rëndësishme për mbrojtjen e asaj kohe.
Në këtë bazë kanë punuar me përkushtim ushtarakë, pilotë dhe teknikë, duke realizuar detyrat e fluturimit dhe duke shërbyer larg familjeve të tyre për mbrojtjen e vendit. Sot, kur konceptet e sigurisë janë zhvilluar, rivitalizimi i bazës do të ofrojë infrastrukturë të re për trajnimet e ekuipazheve fluturuese të helikopterëve dhe për trajnimin bazik të pilotëve të rinj,” u shpreh gjeneral Dimo.
50 vite me parë, dy pilotë nga aeroporti i Rinasit, Haki Jupasi dhe Serafin Shegani, u ulën për herë të parë në pistën e sapondërtuar të aerodromit të Gjadrit me avionët supersonic MIG-19 dhe MIG-21. Pas 50 vjetësh, kjo bazë është bërë operative për fluturimin e helikopterëve më të rinj dhe më modernë të Forcës Ajrore.
Në ceremoni morën pjesë edhe personeli trajnues amerikan për helikopterët Black Hawk, duke reflektuar bashkëpunimin ndërkombëtar në zhvillimin e kapaciteteve ajrore të vendit.
Avione me krahe duam.
Qenkemi gati per te zmbrapsur cdo armik tani. Cfare I bete ushtrise dhe popullit o politikan te pa fe dhe atedhe. Zoti u shfarost!
Jua tregon lezhenda e kombit ju bazat ajrore!
E kemi thënë me qindra herë. Shikojeni mirë strategjinë ushtarake (gjithmonë në kuadër të NATO-s). Nuk përbën asnjë problem të pazgjidhshëm ose të pamundshëm ekonomikisht që Shqipëria të kishte sot mundësinë reale dhe fizike të të pasurit të aviacionit me krahë fikse... Gjuajtës-bombardues (më i përshtatshmi për realitetin Shqiptar F16 me të paktën një skuadrilje (ka plot të përdorur në versione të avancuara E, F ku të paktën 2 dopio kabine B,D ose F ose dhe versione me të avancuara Block 50 apo 70 mqs Viper kushtojnê më tepër.. Një skuadrilje i mbulon detyrat për momentin më së miri. Të përdorur gjenden dhe me 10-30milionë euro , USA, Israel por dhe vende Europiane shesin ose duan ti heqin mqs të gjithë po kalojnë në F35) Transportin ushtarak me të paktën 5-6 maximumi C130 ose C27JSpartan. (Të përdorur gjenden edhe më 10- 20milionê euro) Si dhe aviacionin zjarrfikës me disa Air Tractor helikë 5-6 max (Nuk kushtojne shumë max nga 12milionê euro). Të gjitha këto nuk janë ëndra por gjëra lehtësisht Të aritshme dhe të nevojshme. Ku lipstick me një strategji dhe plan 3-4 apo dhe 10 vjeçar Të realizueshme pa rënuar buxhetin e shtetit si dhe në linjë me shpenzimet ushtarake me NATO-n, 2% të GDP. Gjithmonë nqs nuk do vidhet aq tmerësisht sa flitet në çdo tender, PPP, VKM, rrugë, tunele, Porte, etj... Kur mendoj se më aq sa flitet se u vodhën me rrugën e kombit them se do ishin blerë F16 (pa armatim dhe a pjesë kembimi dhe pa trainimin e pilotëve, kuptohet. Me aq sa flitet për incererarorët so ishin blerë avionët transportues. Dhe me aq se sa flitet me tunelet e Llogarasë apo Delvinës apo rrugës së Arbrit do ishin bërë stacionet zjarrfikse me gjithë avionat dhe pilotat. Thjesht lipset të mendohet më mirë për kombin... (Nuk janë ëndra por domosdoshmëri)!
Lajm shume i mire per rritjen e sigurise ne vendin tone.
…….uljes se dy avionëve supersonic !!!!!!!!!!!!!!!!! Jeni ne vete o “gazetarë “.