Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të re parlamentare brenda Komisionit për Ekonominë dhe Financat punën audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.
Projektvendimi për ngritjen e nënkomisionit “Për Auditimin e Sektorit Publik” shpall si synim kryesor zbatimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e ndikimit të proceseve të auditimit me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënien në përdorimin e burimeve, por fusha kryesore e punës së tij do të jetë “llogaridhënia e KLSH në Kuvend”.
Kompetencat e parashikuara të nënkomisionit do të fokusohen tek raportet e qeverisë dhe KLSH-së për zbatimin e buxhetit të shtetit, shqyrtimi i raporteve të auditimit të KLSH-së, ndjekja e zbatimit të rekomandimeve dhe raportimi i gjetjeve, por dhe kontrolli i përdorimit të financave publike nga vetë ky institucion.
Në këtë kontekst, llogaritë e KLSH do të auditohen nga kjo strukturë parlamentare nëpërmjet audituesve të jashtëm të kontraktuar prej saj.
Nënkomisioni do të drejtohet në mënyrë bipartizane me bashkëkryetarë të shumicës dhe opozitës ndërsa në përbërje ka 5 anëtarë, ku shumicën e ka PS-ja.
Edhe pse deputetët e opozitës në Komisionin e Ekonomisë e kanë mbështetur propozimin, ata shfaqën mosbesim në qëllimet e mazhorancës dhe ngritën pikëpyetje për tentativa që të kontrollojnë këtë institucion të pavarur.
Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, që ka shërbyer si kryetar i KLSH gjatë karrierës së tij, i tha BIRN-it se pavarësisht se standardet ndërkombëtare të auditimit i pranojnë dhe inkurajojnë këto struktura, me qëllim rritjen e përpjekjeve për zbatimin e rekomandimeve të institucionit suprem të auditimit, në rastin shqiptar ka një qëllim tjetër.
“Nuk është zbatimi i rekomandimeve të KLSH-së qëllimi kryesor, por ndërhyrja në politikat dhe veprimtarinë audituese, çka cenon ndjeshëm pavarësinë e KLSH-së”, komentoi ai duke shtuar se “kjo në zbatim do të cenojë edhe standardet e auditimit”.
Deputetja Jorida Tabaku mbështet të drejtën e Kuvendit për të pasur më shumë informacion për punën e KLSH, për raportet që ky institucion kryen për përdorimin e financave publike, por nga ana tjetër ka rezerva për sjelljen e mazhorancës ndaj këtij institucioni.
“Është në të gjithë të drejtën e tij që parlamenti ta bëjë këtë, po shqetësimi është që kjo mund të bëhet vetëm si rezultat i faktit që KLSH është duke krijuar shqetësime dhe përgjigjja e mazhorancës ndaj raporteve të këtij institucioni është kontrolli i vetë institucionit”, tha Tabaku.
Për deputeten demokrate nënkomisioni synon të jetë “një lloj komisioni hetimor i kontratave konçensionare dhe raporteve të KLSH-së”, pasi, sipas saj, parashikohet që ai të shqyrtojë edhe dhjetëra raporte periodike që KLSH kryen, përveç raporteve për zbatimin e buxhetit.
Por, Tabaku shtoi se, ka një ngërç në sjelljen e PS-së ndaj raportit të fundit vjetor të KLSH-së për zbatimin e buxhetit të shtetit, i cili nuk po analizohet sipas parametrave të pavarësisë institucionale në komisionin e Ekonomisë.
“Në mbledhjen e fundit kryetari i komisionit bëri me dije se e ka dërguar këtë raport në shumë palë të jashtme dhe ka marrë prej tyre një sërë pyetjesh, që për ne kjo cenon pavarësinë e institucionit”, tha ajo.
Nga ana e tij kryetari socialist i komisionit Eduard Shalsi e cilësoi procesin e mbledhjes së pyetjeve si një praktikë që i shërben transparencës dhe i vuri në dispozicion BIRN-it një listë me mbi 60 pyetje që presin përgjigje nga kryetari i KLSH-së, Arben Shehu në raportimin në komision që pritet të mbahet javën që vjen.
Në raportin e performancës së qeverisë në zbatimin e buxhetit për vitin 2023 mbi të cilin do të raportojë Shehu, është konstatuar nga KLSH një dëm ekonomik prej 72.3 miliardë lekësh për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2023.
Shehu, që drejton këtë institucion që prej korrikut 2020, e cilësoi nënkomisionin e ri si një instrument që do të shërbejë në përshpejtimin e zbatimit të rekomandimeve që KLSH cakton institucioneve publike të audituara”.
“Punën e nënkomisionit e shohim në planin e përgjithshëm të nxitjes së zbatimit të këtyre rekomandimeve, përmirësimin e punës së institucionit dhe shpresoj që fokusi të jetë tek ndërveprimi mes Kuvendit dhe KLSH në funksion të zbatimit të tyre”, i tha ai BIRN-it nëpërmjet një bisede telefonike.
Por, i pyetur nëse ishte i shqetësuar se puna e nënkomisionit mund të cenonte pavarësinë e KLSH-së, Shehu paralajmëroi se ; “nëse ne do të shohim se ka tendenca për cenimin e pavarësisë së punës tonë do të ndjekim të gjithë instrumentet që kemi në dorë, duke vënë në dijeni dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”. (BIRN)
Urojme qe kuvendi mos ta leri ne mes kete nisem qe ka mare, sepse kjo bande e te paafatesh dhe te korruptuarish me emrin Klsh me nje te paafte ne krye duhet te mari ate qe meriton. Jane bere tmerri neper institucione kur shkruajne gjera pa lidhje dhe ne fund i heqin me pazare. TURP
Kuvendi duhet te korigjoje nje gabim te madh duke emeruar ne krye te ketej institucioni si KLSH nje person pa plotesuar kushtet minimale te eksperiences se pune.Nuk eshte kurre vone osé sic thuhet me mire vone se kurre. Sukese ne jete.
Ky komision neqoftese do te verifikoje ne se jane rezultatet e drejta mire ben sepse qekur e drejton opozita ështe përdorur politikisht sidomos ne kohen e Bujar Leskaj .Nuk ka asnje gje te keqe qe te kontrollojnë njeri tjetrin mjafton te mos hyjnë ne kompetencat e njeri tjetrit
Pu pu pu kush eshte ne foto Ben Shehu, me plehra i plehrave. Edhe ne juridik kur e kishim ne shkolle me skuthi ishte, me i ligu, me servili. Tani qe u rrit u be kryetar i KLSH dhe kryetari i hajduteve. Perceç se hajdut me çizme eshte edhe i pa afte. Ne Shqiperi perfundimisht vetem muti i hales behet me pushtet. Ne qe e njohim qe ne fakultet e dime qe bishti qenit bisht qeni ngelet. Rrofte pushteti i hajduteve, rrofte SPAKU Taku Maku Baku edhe Ben Shehu si shok i tyre qe eshte.
KLSH -Çerdhe e te paafteve,miqeve dhe shokeve te politikaneve.Krytari i KLSH-se njeri i Ilire Metes.KLSH e mbushur me militante te PD-se,vbeper kjo e Bujar Pijanec Leskaj.
Inisiativë e drejtë! Siç pranohet dhe nga aktorët pozitë-opozitë-KLSh, do jetë një instrument që do shërbejë për atë që përdoret shpesh si 'check and balance'. Urojmë të jetë ashtu! Një mangësi e këtij institucioni shumë të rëndësishëm, është marrëveshja PD-PS, që drejtuesi i këtij institucioni, ashtu si dhe Avokati i Popullit, duhet të jenë nga opozita?!?! Duke qenë se kultura tonë demokratike dhe morale ka mangësi të theksuara, këto dy institucione në vend që të përdoren si instutucione kushtetuese të pavarura nga politika, me atë marrëveshje amorale që u intereson të dyjave, opozitat sipas rradhës, cilatdo qofshin ato, shpesh përdoren për luftë politike, duke cënuar misionin e tyre kushtetues.Thënë këtë, drejtuesit e tyre, sidomos ai i KLSH, duhet të zgjidhet me garë (konkurim) me rregulla mjaft strikte dhe kryesorja transparent. Çfarë ka rezultuar këto 32 vjet, kush dëshiron mund t'i hedhë një sy listës se cilët kanë drejtuar KLSH ndër vite, ku sa për kujtesë përmend dy më të spikaturit, Blerim Çelën dhe Bujar Leskajn, dy militantë partiakë të thekur, kur duhet të ishte e krejt e kundërta. Me krijimin e këtij instrumenti parlamentar ky do jetë qenë qëllimi dhe ndoshta do përmirësohet diçka.
Arben Shehu, nuk di cfare fjalesh te perdor per kete palaco pa pike karakteri. Njeri servil, intrigant dhe paranojak. Fatkeqesi e madhe per ata plehra qe u angazhuan per ta bere Kryetar KLSH kete hajdur dhe pazarexhi te paskrupullt. Njeri i paafte qe ia doli me kulisa te behet pedagog ne juridik edhe pse ishte me nota soandaloze, ky njeri i kompleksuar qe me servilizma dhe nje aktivitet per hajduti avokat ia arriti qe duke lepire bythen e atyre qe e vune te behet Kryetar. Padiskutim njeriu me i ndyre dhe me i keq qe ka patur ai institucioj ne kryer, nje njeri paranojak dhe frikacak qe e ka rrethuar veten vetem me police edhe atje ku ka shkuar. Cfaredo qe te beje nuk del dot nga orgjina e tij si katunar mallakstre prej Kutes dhe si nje derdimen qe tani ne krye te KLSH e ka mendjen si te kaloje Bujar Leskajn e te beje me shume miliona euro se ai. Turp i madh ke hoqen si kanddatura dhe ke vune kete kokepaformeshin. I pafshi hajrin dhe durojeni edhe tre vjet te tjera keta superhajdut palaco.
Te fala Myrvetit o kokecepesh…. Mut i ati dhe mut i biri.
Kur te behet historia e Shqiperise pas disa vitesh do vene duart ne koke dhe ne bythe kur ta lexojne femijet tane sa shume hajdut dhe tope me zile na kane drejtuar, duke filluar me Arben Shehun. Te qifsha rropt o Sali, o Edi, ça na keni bere gjithe keto vite. Te qifsha rracen o Like kë ke bere kryetar te KLSH, njeriun me vari karrin qe kur te iki nga puna do ta peshty gjithe Vlora dhe dynjaja ne surrat. Hajdut me çizme.
Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet te jete ne vartesi te SPAK-ut jo te hajduteve te Tilindjes qe ka zaptuar Kuvendin e Shqiperise.
Në atë KLSH - e qelbur janë mbledhur gjith qelbësirat e vendit. Jo të kontrollohet por të shkarkohet si struktur dhe të ndërtohet një e re. Është struktur e katit të tetë. Të jetë abuzuar me 72 miljardë lek duhet që në këmbë të mos qëndroj asnjë drejtus kontabëli e finance. Punën e nisur çoheni deri në fund se Tabakja dhe ata të partisë së Tabakes duan ta bëjnë shtetin si PD.
Kryeministri dhe maxhoranca te kete turp qe kete reforme te rendesishme ta kish bere qe me 2013.Sali krimibeli coi ne klsh njerzit me maskarenj te ketij vendiqe perndoqen kuadrot me te afta te PS.Sa keq Ramasa kane kercenuar e salek kane mare kontrolloret e sales per te ditur ti rame e di por nuk bere asgje beje tani vone je por sic thote populli me mire vone se kure.Ke ne.dore ta shpetosh kete vened beje.