Nga Aranit Muraçi
E vërteta ende e freskët për shqiptarët është se, megjithëse nga historianët mbetet e diskutueshme se si, Sali Berisha u vu në krye të protestave studentore dhe lëvizjeve politike që kërkonin ndryshim në 90’, me premtimin për t’ju kthyer shqiptarëve lirinë e munguar, po aq edhe të çmuar.
E vërteta historike është se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, kur iu solli vërtet lirinë shqiptarëve shekuj më parë duke mposhtur perandorinë më të fuqishme të kohës, pasi iu ishin mohuar të drejtat më themeltare, modestisht iu tha qytetarëve se “lirinë e gjeta këtu mes jush”.
Tingëllon ironike, por trashëgimtarët biologjikë dhe politikë të ish-kryeministrit të djathtë të cilët udhëhoqën protestat e fundit të opozitës duket sikur po i luten kryeministrit të majtë Edi Rama, në vend të pamundësisë së rrëzimit të tij, për të rrëzuar Erion Veliajn dhe drejtësinë e re, në këmbim të ‘lirisë’ së Sali Berishës.
Sikur drejtësia që kemi sot të ishte në duart e Edi Ramës, ashtu siç edhe ka qenë historikisht në duart e kujtdo që i ka sunduar trojet tona pas Skënderbeut, ose ashtu siç pretendohet politikisht, gati gjysma e kabinetit të kryeministrit aktual nuk do të kishte përfundur në qeli.
Drejtësia që gëzon sot Shqipëria është ngritur falë ShBA-ve, në vendin ku si familja e Presidentit Joe Biden (djali) ashtu edhe vetë ish-Presidenti dhe kandidati i së djathtës për President, Donald Trump, janë aktualisht në telashe të mëdha me drejtësinë e vendit të tyre.
Duhet luftuar në çdo kohë për lirinë ashtu siç na mësoi Skënderbeu shekuj më parë. Duhet të kesh të drejtë në çdo kohë për ta fituar atë. Drejtësia është tjetër gjë dhe liria tjetër histori. Bota e qytetëruar ka luftuar ndër shekuj dhe i gëzon të dyja sot, bashkë me mirëqenien e qytetarëve.
Ndërkohë demokracia në Shqipëri kërkon me urgjencë opozitën e saj, dhe nga ana tjetër shqiptarët vazhdojnë të ëndërrojnë për liri, garë të ndershme, drejtësi dhe demokraci, sfidat janë po aq të mëdha. Drejtësia e re dhe politika e vjetër (jo nga mosha e politikanëve) në Shqipëri do të jenë vazhdimisht në opozitë me njëra-tjetrën, i rifiton ose jo Donald Trump zgjedhjet në SHBA, do të zgjidhet ose jo Le Pen presidente në Francë apo do të rizgjidhet në Itali, Giorgia Meloni, kryeministrja mike e vendit fqinj dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës. Pak rëndësi ka për drejtësinë e re se kush do ti fitojë zgjedhjet e 2025 në Shqipëri.
Akoma s'ke kuptuar ti se si erdhi Berisha ne krye te Pd se malokve . Po ta shpjegoje shume thjeshte e te mos e beshe me kete pyetje . Berisha doli ne krye te vendit si agjent i UDB,ku ne ne radhet tona ishin shume te tille .U e liminuan kasten e LAFNCL,nga keto segmente medoren e Hoxhes dhe hap pas hapi zvendesuan njeri tjetrin .Nga Enveri tek Ramizi ,nga Ramizi tek Saliu. Jo vetem mori Pd por krijoje dhe bishta te tjere qe i lepien edhe sot e kesaje dite . Tribloje Nono pijanecin dhe vuri kete shallvare gjatin ne krye te forcese me te madhe te shqiptarve ,qe te rronte pa kokecarje . Ce gjeti kete kriminel ne keto 34 vite demokraci .Sic thote dhe lokja Mona as e rruan e as do tja dije per ato qe akuzohet kerma Sali . Saliu nuk eshte fenomen i demokracise dhe i lirise se shqiptarve ,qe te trajtohet me kaq pasjon nga Medjat dhe institucjonet politko shoqerore .Ai eshte vetem nje tabele qitje qe duhej azgjesuar ne 97 . Mbijetoj dhe jetone, ne parajse ,bashke me familjen, ne saj te cilesive te munguara partiotike te shqiptarve .As ne kohen, para Zogut e gjate Zogut .tradhetar te tipit Berisha nuk kane mbijetuar kaq gjate ne tradheti .Jane ndeshkuar ,jo nga Drejtesija ,por nga patriotet shqiptare ,qe sot nuk i gjen me. Frymen patriotike per te ndeshkuar nuk e kultivoje Hoxha ne komunizen. Ai mendonte se i bente vete te gjitha . Stimuloje spiunllekun qe ne e vuajme edhe sot . Spiunet e Enverit u kthyen ne te Saliut,Nanos ,Rames ,Metes ,Lulit e te bishtave te partickave . Keto tema te zbertheni e jo artikuj qe te cjerrin veshin kur i degjon e te qorrollepsemi kur i lexojme .
Nuk i heq asnjë presje komentit të @spatës. Veç duke lexuar shkrimin dhe duke parë vend e pa vend përdorimin e cilësorit, "i/e djathtë", shtroj pyetjen: Deri kur media, opinionistë, e politikanë surrogato, do vazhdojnë të quajnë të "djathtë" një ish-komunist dhe sekretar i PPSH, në një institucion shkencor dhe shëndetësor të rëndësishëm, si spitali universitar "Nënë Tereza"?! Dhe akoma më shumë "mysafir" i Bllokut famëkeq? Nëse nuk e dinë kuptimin historik të përcaktimeve "e djathtë" dhe "e majtë" është tjetër problem, por duhet të dinë se sa i përket të djathtës sot kjo përfaqëson dhe duhet të përfaqësojë konservatorët, që kanë si ideologji 10 parimet bazë që i ka formuluar para tre shekujsh, mendimtari irlandez Edmund Burke. Nëse ata që cilësojnë PD-në dhe "lexhendën" e saj si të djathtë, nuk është thjesht se gabojnë në emërtim dhe aq, por se gabimi i tyre bombardon opinionin publik dhe më gjerë me idenë se ja edhe ne kemi parti të djathtë, pra konservatore, duke e banalizuar atë me 'kujtimgjuzizmin'. Dhe kjo i konvenon të majtës, që për hir të të vërtetës është, të paktën në fillesa qysh para 100 vjetëve, dhe që në pushtet u instalua me ardhjen në fuqi të PKSh (PPSh), qysh para 80 vjetëve dhe që sot duke iu përshtatur më së miri kohës, vijon ende të qeverisë si PS, plotësisht e majtë. Dhe pikërisht kësaj i intereson që të jetë në tregun politik dhe një "e djathtë" surogato, me lidership punisto-sigurims, të eksportuar po prej tyre, me anë të të ashtuquajturës "platforma katoviciane" të Ramiz Alisë, e cila prej 34 vjetësh, bashkë me gjysmën tjetër të PPS, pra PS, dominon jetën politike të vendit. Përfundimusht, duke mos patur 'të djathtë', gjë që i konvenon ushtallarëve punistë alias socialistë, dhe kështu t'i dominojnë dhe t'i mundin. Ndaj duan që të ketë një "të djathtë" artificiale, që nuk përtojnë ta promovojnë si të tillë dhe që është në vetvehte një mashtrim i madh. "E djathta konservatore" është një nevojë e pluralizmit demokratik (jo demonkratik) shqiptar dhe si të tillë koha do ta sjellë.
Opxita eshte thjesht SNTIDHQIPTARE.