Veliaj: Djegësit e flamurit dhe përdhunuesit e institucioneve meritojnë të ndëshkohen në zgjedhje

12 Korrik 2024, 12:51Politika TEMA

Veliaj: Djegësit e flamurit dhe përdhunuesit e institucioneve

Kryetari i bashkisë së Tiranës komentoi protestën e opozitës mbrëmjen e djeshme ku dhe u hodhën bomba molotovë drejt kryeministrisë dhe godinës së bashkisë së Tiranës.

Veliajt thotë se thotë se djegësit e institucioneve dhe përdhunuëesit e flamurit kombëtar meritojnë vetëm të ndëshkohen dhe të kalojnë nga humbja në humbje.  Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që, ata që djegin flamurin, djegin goma, e lanë Astirin me pallate që ishin disfunksionale, t’i dënojnë përsëri në zgjedhjet e ardhshme.

“E kuptoj kur ke ambicie për të kandiduar dhe shkon nga humbja në humbje me energji të jashtëzakonshme, siç ndodh me kundërshtarët tanë, por ta kthesh këtë ambicie në një produkt pune, ku digjet dhe përdhunohet simboli kombëtar, ku digjet flamuri kombëtar, ku digjen institucionet, që janë monument kulture, kjo s’ka kuptim. As kryeministria e as bashkia nuk janë godina personale, janë monumente kulture, që do i shërbejnë çdo qeverie dhe çdo bashkie që do të shërbejë aty. Kur shkon dhe djeg bashkinë, kryeministrinë, flamurin, tregon se je komplet jo dinjitoz për t’u konsideruar si një ofertë serioze. Thirrja për të gjithë qytetarët e Tiranës pë rata që djegin gomat, lanë Astirin me pallate disfunksionale meritojnë të dënohen prapë dhe të shkojnë nga humbja në humbje”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët "Teodor Keko", "Tom Plezha", "Mikel Maruli" dhe "Loni Ligori". Veliaj tha se falë këtyre investimeve, po rritet ndjeshëm vlera e pronës. Për investimin në zonë, Veliaj shtoi se deri tani është rehabilituar dhe urbanizuar 2/3 e njësisë. Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës po kujdeset që, jo vetëm të shtrohen rrugët, edhe në lagjen më periferike të qytetit, por edhe të zbatohet ligji sa i përket legalizimeve.

“Erdhi urbanistika, erdhi ndriçimi LED, erdhi gjelbërimi, erdhi trotuari, erdhi korsia e biçikletave, erdhi pastrimi, tani të vijë edhe hipoteka, edhe letrat, për një shtëpi dinjitoze, që mesa më rezulton nga të gjitha imobiliaret me të cilët kemi folur tek Rilindja, vetëm mbasi mbaron projekti, ose sa fillon asfalti, vlera e apartamenteve rritet me 30%. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme!”, përfundoi Veliaj.

8 Komente

  1. c
    ce

    Mos u merzit o Lali Eri.,trushplareve bushkola kokpalare, flokpaqethur, morragjinj te kurbinit qe jane dhe imazhi i plote i foltores se vicidolit dhe leshelise se spiunit Agush 50 lekesh qe krekosesh dje si gjel gaduf do ju a nxjerrim per hunde ate molotov mbi deren e kryeministrise dhe mbi flamurin kombetar, akt qe se kane bere as uniformat kafe te Geringut te Rajhut te Trete. Ne 2025 ata mjerane trushplare tip bushkola kokpalare do marrin goditjen apokaliptike me te madhe se ajo e 14majit 2023. Viti 2025 do konfirmoje gjigandin Edi Rama kryeminister per here te 4t kurse Gon gjekmakaj , spiuni Agush 50 lekesh, krrici i faros dhe Edmut Budina ne gropen septiko politike te historise.

    Përgjigjjuni
    1. S
      S. B

      Sikur te pastroni edhe rruget kryesore si unaza ( plot dhera dhe mbeturia) do te ishe kryebashkiak i mire në ikje e sipër

      Përgjigjjuni
      1. b
        bilushi metes

        Opozita ka gjet nje polici dhe minister te brendshem te paafte qe nuk jane ne gjendje te shuajne dy goma me uje. Po keshtu nuk ka ndaluar dhunuesit me molotove dhe sende te tjera te rrezikshme.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Ashtu sic meriton te ndershkohesh edhe ti Erjon 5D-ja jo vetem mme vote por edhe nga drejtesia.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Policia nuk ndeshet me ata që djegin goma dhe hedhin bomba.Policia i shikon me goma në krahë dhe i lejon ti djegin.Tani me 40 gradë nuk lejohet as shkrepse të ndezësh dhe jo më të ndezësh goma.Më thoni policia pse nuk vepron me mjetet që ka për ata që shkelin ligjin e protestës?Mendoj se ka frikë.Një tutkun godet policin e të tjerët shikojnë.Të jem unë e të më godasin ose ofendojnë e bëj për spital.Duke patur frikë policia atë here ata bëjnë çtë duan.Gangsterët përdorin molotovin policia duhet tia kthejë pas koke pa frikë///

            Përgjigjjuni
            1. S
              S. B

              Sikur te pastroni edhe rruget kryesore si unaza ( plot dhera dhe mbeturia) do te ishe kryebashkiak i mire në ikje e sipër

              Përgjigjjuni
              1. A
                Analisti i pa anshem

                Ky hiqet si patriot i madh dhe eshte merzitur nga "djegja" aksidentale e flamurit kombetar. Ky ne cdo rast gjen ndonje cen per te folur dhe per te mbuluar zullumet e tij. Populli nuk doli te Bashkia per te djegur flamurin por doli per te protestuar per hajduterine e madhe qe ka plasur ne Bashki ku dirigjent dhe truri i bandave te kacakeve eshte vete kjo fytyre tip hajduti ku i ka lene pallatet e demtuara nga termeti pa ndertuar dhe as riparuar, ku prishi nje lagje te tere tek 5 maji me preteksin se do ndertoj pallate per banoret e demtuar nga termeti. Ky del ne delevizor dhe ju flet vetem 5-6 vetave te administrates se tij. Po te jete bure dhe qan hallet e popullit le te shkoj ne cdo njesi dhe te bisedoj me banoret, por trimi struket si struci dhe ne cdo levizje te tij ka gjithe ata badigarde,bile me shume se Rama. Zullumet dhe haduteria e tij nuk ka meter qe ti mase. Ata vjedhin ne cdo gje, bile kjo eshte kthyer ne regullsi. Ne popull qarkullon shprehja: Ky eshte me i zi se Rama dhe me i zi se katrani. Cuditemi qe SPAKU nuk gjen materiale per ta mare ne hetim. Po nuk u hetua ky administrata do vazhdoj avazin. Vetem ligji e mban dhe frenon haduterine.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tiranesi

                  Jam kunder dhunes dhe kaosit te opozites por dhe bastard si Veliaj e shoke duhen pastruar qe te kemi nje shoqeri te shendoshe..

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje