Roland Bejko: Demokratët po përdoren për interesa të Berishës, s’i sjell dot në pushtet! Zgjidhja, t’i kërkojnë largimin

12 Korrik 2024, 09:16Politika TEMA
Roland Bejko: Demokratët po përdoren për interesa të

Politikani Roland Bejko thotë se demokratët po përdoren për interesa personale të Sali Berishës.

Në emisionin “Real Story”, ku u diskutua për protestën e opozitës, Bejko u shpreh se Berisha s’e sjell dot PD-në në pushtet ndërsa shtoi se demokratët duhet t’i bëjnë presion që të largohet.

“Nuk e kam me Joridën personalisht por e kam me të gjithë natyrën njerëzore që nuk ballafaqohen dhe nuk i dalin përballë.

Për shembull kanë zgjedhur që të shkojnë te Sali Berisha sot, Gjekmarkaj, Salianji, Tabaku Bardhi, e dinë shumë mirë që Sali Berisha nuk është personi që i sjell në pushtet.

Tani dil edhe thuaji Berishës o zotëri, do të flas sepse nuk e dua vendin tim të deputetit dhe kërkoi që të tërhiqet dhe t’i lërë demokratët që të gjejnë rrugën e tyre, sepse ka nevojë demokracia, Shqipëria dhe PD në radhë të parë. Nuk mjafton që të bësh të moderuarin dhe meqë je në parlament bën dy akte.

Demokratët më dhimbsen. Nuk e bëj dot hipokritin. Iu them çdo demokrati, edhe ata që janë në protestë, po iu them që më dhimbsen sepse e kam nisur 20 vjeç këtë punë me Berishën dhe më dhimbsen që përdoren për interesa personale të Berishës dhe po të dalë nga burgu si sjell dot në pushtet. E vetmja zgjidhje është që t’i bëjnë presion dhe të largohet”, u shpreh Bejko.

1 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Politikani....Roland Bejko....homologu i politikanit italian Gianfranco Fini.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje