Sejamini kundër thirrjes së Berishës: Qeveria teknike, ide mediokre dhe kurth për opozitën si në 2017-ën

12 Korrik 2024, 09:23Politika TEMA
Sejamini kundër thirrjes së Berishës: Qeveria teknike, ide

Sali Berisha, përsëriti sonte thirrjen drejtuar Ramës që të realizohet një qeveri teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Analisti Neritan Sejamini, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit", se kjo ide është mediokre dhe kurth për opozitën, siç ka ndodhur edhe në vitin 2017.

“Nuk e di si PD-ja e përqafoi idenë e qeverisë teknike, siç ndodhi herën e fundit në vitin 2017 me Lulzim Bashën dhe që në Evropë e ka patur vetëm Maqedonia e Veriut, që e bëri për një marrëveshje.

Qeveria teknike nuk ka lidhje me asgjë në botë, me asnjë praktikë demokratike, është një ide mediokre dhe kurth për opozitën, siç e pamë në 2017 që Rama ia dha dhe e pamë se çfarë ndodhi.

Por ajo që më shqetëson që PD po kërkon qeverinë teknike që s’do ta marrë kurrë dhe them sot, se s’kanë për ta marrë kurrë qeverinë teknike dhe nëse do e marrë do të jetë një hile, se ta fut në një vend tjetër.

Logjika e opozitës është që Edi Rama është kriminel që vjedh zgjedhjet, me kriminelë dhe banditë, bën edhe gjenocid. Ne nuk i fitojmë zgjedhjet me Ramën, por i themi na jep qeverinë teknike që të fitojmë ne dhe jo ti...”-tha Sejamini.

6 Komente

  1. s
    shaban hunderri

    Qeveria teknike tjeter autogol i PD-s. Kerkohet ti jepen portofolat qeveritare 1.Ilir Alimehmetit, djalit te sigurimist Mehdi Alimehmeti dhe dhenderr i enveristit Grabova te Shkddres 2. Genc Pollos minister i jashtem, djalit te kryehistorianit te Enverit 3. Flamur Nokes mi uster i brendshem 4. Luciano Bocit Minister i Arsimit 5. Albana Vokshit ministre e Drejtesise

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muzaka i Ri

      O Sejmen,se edhe ti e dredhe shume ate te shkrete sipas interesave, keta kane qene dhe jane shterpe, gjithe kohen, pa IDE. Ideja e ketyre sa erdhen ne pushtet ishin Kjoskat,apo ishe i vogel ti ne ate kohe.Pastaj erdhen piramidat,apo jo,pastaj plasi lufta, u mbyten 170 vete nga Sibila, iken nga syte kembet shqiptaret,nga ky lideri dritares.Cfar beri,zuri mende,Jo.Beri gerdecin,u vran njerez, me pas vrau dhe kater te tjere ne mes te dites.Ky eshte ai qe do te vije ne pushtet bashke me ca pushta te tjere. Ky qe eshte a bene do thuash, JO, aspak per mua, po njeriu gjak borxh nuk i ka te pakten. Duhen IDE te reja qe te te vije populli pas, jo kodra pas bregut.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ismail Koduzi

        Rama eshte me i keqi i historise 33 vjecare... Por perballe ka kundershtarin me te dobet qe mund te egzistoje. Dhe fajin ketu eshte i Saliut. A mund te ndjekesh nje parti me emra te tille te urryer si Flamur Noka, Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Fahri Balliu, Salianji, Nje parti qe mban hero nje rrugac si Azem Hajdari

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tommy

          Sejamin ik ne Amerike ruaj gruan se ta kenaqen zezaket atje

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jimi

            Rri shtrember e fole drejte !

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              i ka hyre frika eshte 80 vjece tani nuk ha dot burgun

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje